dimanche 3 juin 2012

Legjenda e ures se shenjte

   Gojdhan popullore sipas Halil Kajtazit

  Pas bjeshkëve te Nemuna dielli i kuq posi gaca  e prushit  kishte filluar të mshifej  gradualishtë duke rrëshqitur kah përendimi dhe pas pakë çasteve, si nga magjia,  i tërë rrafshi i Luginës së Drinit mori një pamje tjetër, u mbshtjellë  i tëri si nga efektet e një mashtimi optikë ku  do të kishin hyrë në lojë   më  qellim ndoshta edhe përendit për ti argëtuar  spektatorët para një arenes   spektatorët  për rreth  saj....!

Hija e maleve të larta mbuloi më një pelhur  të hollë tërë  fushat pjellore dhe ku  mbi to mbretnoi  për pak një vizion  tjetër,   lugina e Drinit dukej si një liqe te madh, dukej se kishte  fjetur aty prej mija  vitësh.
Nga kodra e lartë  këtë fenomen e veshtronte një i vogël Dritoni.
-A e shikon gjyshi?, pse  më  bëjnë sytë se kjo luginë u mbulua më ujë ?  E pabesueshme, e shef edhe ti ?
-Haaaaaa, qeshi me të madhe plaku.
- Jo bir, jo. Ky është vetëm se një mirazh, nuk ka ujë aty jo, mos u frigo. Mirëpo,  dikur në  kohërat e  moçme që  nuk  mbahët mend, vertetë  thuhet se, e tërë kjo lugina  e Drinit ishte një like i madh !
- Unë s'po e kuptoj ! Atëhere, pse unë shoh në këtë moment këtë lugin të mbushur me ujë ?- ia  priti Dritoni !
- Je duke parë një mirazh Driton, prandaj të mashtrojnë syt biro...hahaaaa !
- Po pse thua se; dikur kishte ujë  në këtë luginën e Drinit, ç'ka ndodhur ?
- Po, e vertetë është kjo se  dikur kjo luginë ishte e mbushur më ujë, kështu tregonin  të moçmit goj pas goje qysh moti...si një përrall e lashtë- ia  ktheu gjyshi.
- A e ke ndëgjuar edhe  ti ndonjëhere këtë përrall, ma trego pra edhe mua ?
- Mirë pra, ta tregoj, e kam degjua nja njeqind herë  kur isha i vogël, njashtu  si ti sot edhe gjyshi im më tregonte për këtë liqenin e madh te Drinit...dhe Drinisën legjendare.
- Cilën Drinisa, gjyshi ?
- Këtë Drénicën tonë  ô Driton...këtë që po e shohim para syve tanë çdo ditë, më këto fusha pjellore e kopshtije e këto bagëti qe kullosin mbi këtë tokën tonë të shtrenjtë.
- Pse, ç'ka lidhje Drénisa jonë, matan malit,  më këtë luginën e Drinit këtej ?
- Tani jo, por dikur moti kishin lidhje të dy  likejt mes  tyre.
- Më trego pra, të lutem...shumë  po më intereson !
- Kjo ka ndodhur biro,  në kohëra të moçme, shumë shumë të vjetra...por askush nuk e mbanë mend se kur dhe para sa vitesh ky vend që  e shohim ne sot, ishte i mbuluar më ujë që rrjedhte prej  Drinit të bardh që  buronte atje rrënxë bjeshkve te Nemuna,  dhe ky  ujë i Drinit kishte mbush edhe këtë luginën tonë qe dikur e thrrisni, Drinisa. Pra  këto dy anët e këtyre dy luginave lidheshin këtu poshtë përmes grykes së Balincës dhe përmes Arllatit, aqë sa edhe anijet e tregëtareve të pasur dikur  shkonin nga likeni i Drinit te madh  e kalonin kah Drinisa, dhe lundronin kështu deri në Detin e Zi !
 - E pabesueshme kjo ! E e si ka mundësi, nga u zbrazën këta dy likej, ku shkoj gjithë ky ujë, u tha likeni ?

- Prit, të tregoj tani Driton, ke  pasion pakë. Aty tek Guri i Plakës thonë se mblidheshin taksat për lundrat qe kalonin nëpër këtë like, e te Pokleki ishte porta kryesore e lundrave.
Dhe  na ishte kënë njëherë një njeri, që i kishin pas thënë dikur Njeri i Mirë, e kishte ndertua një anije të madhe, barte udhëtar e mallra nga ana e likenit të Drinit e deri në likenin Drinisa, mirëpo pas një kohe kishte fillua   të mungonte ujë i likejve,  ishin  shterrur dhe barku i anijeve  prekte  fundin tek gryka e Kodres së Lidhit, afër Arllatit. Kur një ditë anija  edhe anija e  këtij pasanikut mbetet aty dhe shkatrrohet.
Ishte merzitur fortë për këtë humbje, Njeri i Mirë dhe mendja një ditë i shkon që ta zbarzi këtë like, andej kah shkonte një vij ujë e Drinit që kalonte përmes Grykës së Lumes, ku me tutje shkonte e derdhej në tjetër deti,  kah Jugu në detinAdriatik. Njeri i Mirë së pari shkoi te Gryka e Lumes dhe e zgjëroi vaun, kishte frikë se kur te zbrazej likeni i Drinit prapë uji do krijonte një liqe tjetër në anën e Prizerenit. Njëri i mirë shiti tërë pasurin që kishte, erdhi në Kodër ku është sot Ura e Shejtë, punësoi shumë punëtor dhe pa ia nis punës preu  shtat pen  kié në shenjë flijimi dhe në mëngjes më të léme të diellit iu lutë Zotit ta bekoje e ti dali në ndihmë për ta kryer këtë perpjekje të mirë për gjithë njerzimin.

Puna u nis që në mëngjez, pa u ndal zgjati disa vite. Njeri i Mirë shiti prap pasurin që i kishte mbetur për ti paguar punëtorët, puna ishte tepër e veshtirë. Në ato kohera nuk kishte vegla pune te duhura, gurt e fortë i kanë thyer më zjerm, ua kanë kallur zjarrin druve dhe është nxehur guri, pastaj i kane kthye ujë të ftohët deh e ka qar gurin copë më copë, kanali hapej dal nga dale, vit pas viti...por Njeriut të Mirë iu hargjuan te hollat, nuk kishte me çka ti paguante punëtorë  në fund e shiti edhe gjerdanin prej kukie, shiti te gjitha teshat e trupit, më në fund edhe qerapat e këmbëve, i kishin mbetur në trup vetëm tlinat e kanopëve dhe plisi mbi krye që nuk e shiti se,  mé é shit edhe plisin në atë kohë,  ishte nàm i madh dhe kur e némshin një njeri që keq njerzit e nemshin duke i thënë ; « Te ardht dita mé é shit edhe plisin e krésë »...keshtu i nxante nema njerzit e kqinjë dikur...e me shit plisin Njeriu i Mirë ngjante sikur kishte nisur një punë të keqe dhe nuk e shiti. Njeri i Mirë më në fund u
bë lyps, te gjithve iu dhimbsej, por punën nuk e nderprente as natë as ditë. Shkonte nga një vend në tjetrin duke kerkuar ndihëma për ti paguar punëtorët qe punonin në hapjen e kanalit, asgjë nuk e ndalte, dathur hypte mbi gur te kodres dhe e maste kanalin per te ditur edhe sa i kishte mbetur per tu hapur, kur e pan njerzit qe me te vertete se, ky Njeri i mirë nuk do ti ndahet kesaj pune, filluan nga kater anet e fshatrave që ishin per rreth likenit duke i ardhur në ndihmë.
Me ndihmën e popullit qe iu bashkua punëtorëve arrijten te hapin kanalin duke tejkaluar gjysmen e punes, iu kishte mbetur edhe një pjes e vogël pa e perfunduar.
Nga gëzimi punëtorët punonin dhe kendonin, nga vullneti qe do e krynin punen qe e kishin nis para sa vitesh, tani ishte ne perfudim e siper. Femijët gjuajshin gur me bàha, nga ana e kanalit te grykes në anën tjetër, puna shkonte kah mbarimi.
Dy anët e grykes së Ures së Shejtë ishin mbushur plotë njerez, nga kurioziteti kishin ardhur te shifnin se çka do ndodhi tani, pasi te hapet i tere kanali dhe si do zbrazet i tere uji nga likeni i Drinit ?
Per një çast toka gjemoi rëndë, njê dridhje e madhe luhati kodren, toka dridhej para kembeve te punêtorve dhe shikuesve. Shtypja e ujit te likenit te Drinit nisi ti shtyj guret e mdhenje ne kanal ku ende puntoret nuk kishin perfunduar punen. Valët e fuqishme i barten edhe guret dhe puntoret qe gjindeshin ende në gryken e posa hapur, dukeshin here mbi ujê e here nder ujë, guret te mdhenje sa shpija fuqia e ujit i barte si te ishin gogla...degjohej klithja e njerzëve dhe thirrjet ; « Ouuu, ikë djalë se, na mori Drini » ...

Njerzit kur panë qe po zbrazet likeni, menjehere u çue një dredhz e madhe, u friksuan se mos po permbyset bota e thojshin « u bë pus e Dri » ...filluan te peshperisnin se nje kulsheder do dali tani nga Gryka e burimit te Drinit dhe do i perbije te gjithë njerzit...

Njeri i Mirë me lotë në sy qante nga gëzimi, në anën tjetër qanet edhe per gjithë ata njerez qe u mbyten ne Gryken e Shejtë. Drini filloi te derdhej me tej drejte Grykes së Lumes, Njeriu i Mirê shqetsohej shumë deri në këtë qast vendimtar, a' thua do e kaperceje Drini Lumen a po do ngelej ketej Prizerenit ?

Me tu afruar uji i fuqishëm në Grykë të Lumës, e zgjeroi edhe me tej gryken per tu hedhur më poshtë per nja 20 konop samari, më Drini kthim mbrapa nuk kishte, njerzit nga gezimi brohorisnin « E theu Drini qafën »
Njeri i mirë e mori një gurë dhe e gjuajti andej kah shkonte Drini duke thënë : « M'sa kthehet ky gurë, Drini mos u ktheft kurrë » … !
Dhe vertetë Drini nuk u kthye mà kurrë kah ishte më parë si dikur ne kohnat e lashta.
Poashtu edhe Drinisa ku ishte likeni i vogêl u zbraz e u bë tokë pjellore si Liguna e Drinit, pas nje kohe filluan te mjellat mbi kete tokê te re pjellore dhe punes se pa lodhshme e me plote flijime qe kishte bere per kete vend Njeriu i Mirë dhe i tërë populli yn, ishte një bekim prej Zoti, atij do i lutemi pergjithëmonë sa te jete kjo tokë e jona e shenjtë.

Mbas një kohe te shkurtër tani mbi tokat e drenuara te dy likejve te shterrur u mbushen me vendebanime, njerëz të lir qe leshuan kodrat dhe pushtuan keto fushat pjellore...jetonin tani prej fryteve se tokes së tyre të re qe e quanin Fusha e mllinjave se atu pas evakuimit te ujit mbi ato fusha të gjera shum shpez te malit gjenin ushqime te mjaftushme e të pasura me skrraja krymba e insekte tjera qe qfaqeshin pas lavrëtarve.
Mirëpo atë ditë të bukur, posa kishte filluar syni i veres, fshataret ia kishin filluar të korrnin grurin, kur pa pritur një boll egjat versulet mbi fshataret. Fshatarët të frikësuar nuk dinin se qtë bënin më ndaj një perbideshi te till. Me guzimin e tyre te madh fshataret e rrethojn bollen me kosa e tefurqi me qka kishin në dor por kot ishte te luftonin ndaj një perbindeshi te tmershem qe qellonte fshataret me bishtin ee saj të rrept qe e rrzonte viktemen ne vend. Disa tjerë vraponin per te shpetuar njeriun e tyre kur bolla qellonte prap tjeret qe e ngacmonin bollen me veglat e punes por pa sukses.

Një djalosh i ri me plot guximin e tij i afrohet perbindeshit me draper në dor por kjo e qellon me bisht dhe e rrexon në tokë.
Atëher kur e pan fshatarët qe iu ishte e pa mundur te luftojn ndaj ketij armiku të eger e lshojn fushen e betejes të alarmuar duke ikur drejt kasollave te tyre.
Me te ikur njerzit, bolla afrohet tek viktima e tij perthekon ate aq fort sa qe djaloshi mbetej i pa frym. Dal ngadal ajo bien nen hipnoz dhe me gojë te hapur fillon të gelltis viktimen duke filluar nga koka, deri sa viktima humbaste terësisht ne barkun e saj të ngopur.

Fitorja e njerzve ndaj natyres ishte e shkurter se tani, kur pas sa e sa mundimeve e sakrificave njerzit mbanin shpresa se do te permirsohej gjendja e tyre e mjer, por prap, tani populli denohej pa meshir nga zoti i tyre qe i luteshin sa esa her per tiu ardh ne ndihm per te mbijetuar mbi ket tok të shkret ku ata e adhuronin aq shum. Ata pysnin vall,  nga na vjen ky  perbindesh, ky perbindesh i eger pse sulej ashtu ndaj njerzve te urtë qe s'kishin bërë kurrë asgje te keqe ndaj askujt ?

Pse zoti nuk ju ndihmon per të mbyt bollen dhe per te len popullin te jetoj i qet ne tokat e tyre qe i donin aq shum sa qe as kush se bente mend nje dit ti braktisi?

Shum prej banorve te rrafshit iu kishte dhimbsur djaloshi i mjer e qe kishin ndegjuar an e skaj vendit se nje bolle e madhe i perbin gjinen ne ara dhe keshtu kishte shkaktu frik te madhe sa qe njerzit me s’guxonin te dilnin fare në te korra.
Per at vit te korrat kishin perfunduar shum shpejt e njerzit te pa mesuar me ket fenomen të pa njohur nuk dinin ende kujt me ju drejtuar për te kerkuar ndihmë qe ti nxjerri nga kjo situatë.

Më në fund kishin vendosur qe të pyesin një falltore qe ishte bukur larg e qe e konsideronin ate mbrojtëse te te tokave të mbar dardanis e te q’do gjallese mbi ato troje. Fshatarët e quanin zoja  jon e bekuar me sy te bukur,  Sy beli.
Krye plaku i fshatit kishte vendosur me tre pleq tjer te shkojn tek falltorja e famshme dea e Dheut, mbrojtse te kafsheve shtepiake, siq i thonin por ata shkonin per ti shpetua kafshet nga te ligat, syri i keq prej njerzve por ket her ata shkonin te ajo me lut ate qe te  bej diqka kunder asaj gjallese te eger qe i tmerron dhe i mbyt njerzit.
Pra ne krye me kryeplakun ata shkonin me at shpres se falltorja do ju gjeje zgjedhjen qe nuk ’dinin si me ia ber ndryshe.

Kur mbërrin në Tushilë atje afer falltores fshataret per rreth e drejtuan kryeplakun maje t’ni kodre ku shifej qe tymonte nje kasolle e rrethekuar me gur e me një dritare të vogël qe mezi vrehej tymi qe dilte nga andej. Nga dritarja falltorja i kishte pa dhe iu doli perpara vizitorve te panjohur.
-O zonja jon e bekuar, ia nisi plaku. Sot t’kemi ra në der per me na dal në ndihmë se, vetëm me keshillat e tuaja mund t'ia dalim qe te lirohemi nga një perbindësh i eger qe s’na len dot as t’korrnat mi krye ne fushat tona, qe ndoshta edhe ti ke ndegjua per kete boll?
-Po, kam ndegjua. Por un iu qes fall shtazve te shtepisë me i shpetuar kur atyre iu bien ndonjë smundje e keqe por si me zhdukur at kafsh te pa deshiruar un s’di tjeter bari sherues, vetem një gje e di; per me ju shkua puna mbar ju duhet me dhan sakrifica.
- Si te na udhezoni ju zonja jon e bekuar, na trego se ç’të duhet të bëjm se perndryshe ne kemi mbet pa buk sivjet, i thot kryeplaku.
Pritni pak sa te dhezi ni zjarr me dushk te malit e q’ka te thot tymi un ua spjegoj, u thot ajo. Pas pak ajo e sjelli para tyre nje thes dushk te terun, ia dha zjarrin me un t’oxhakut dhe filoj te meditoje duke veshtruar tymin qe ngritej perpjet ne qiell. Nxoripastaj ne një kuti të vogël prej druri nje grusht kryp dhe e hedhi ne zjarr qe menihere u ndegjojshin krisme te krypes dhe nder koh pshtynte anash duke kthyer koken kah tvizitorët e panjohur. Para se te shuhet zjarri, falltorja iu tha se zoti ësht hidheru keq ndaj njerzve te ksaj toke se asht mundu te behen njerzit ma te zot se sa vet zoti qe me plot dashuri e ka kriju ket natyr ashtu si e keni gjet kur i keni qel syt se pari mbi ket tokë.
Ju nuk  keni rrespektua rregullin qe zoti e ka kriju qysh perpara se njerzit te vijn me jetue ketu, prandaj zoti ua ka dergue perbindshin qe te mos ju lejoj kurr te qet në këto toka.
Nga egoizmi ju,  keni tharë liqenjtë e zotit dhe tani mendoni se do perfitoni nga kjo tokë e zotit që ai t'jua  fali këtë pabesi ?
"-Jo, kjo tokë s’ju takon kurrë njerzëve, vetëm mashtrohen se fitojn diqka por një ditë keni per ti paguar të gjitha mekatet "!
-Kur?- e kishte pyetur kryeplaku.
-Vetëm zoti e din, ndoshta tash, në kete moment, ndoshta neser kur t’asht hana e plotë, ndoshta pas disa vitesh apo më von pas mija vjetesh, zoti e di...
Mos u trembni pra se Zoti s’ju harron juve që e keni tharë kete vend, nuk iu pelqeu ta leni ashtu sipas ides se tij ? Ndoshta ua ka marrur mendja se më mirë është keshtu si sot qe e keni kurdisur se sa ai i madhi Zot qe, qysh nê fillim e ka krijua me dashuri nga shpiri i tij e ju keni marrur guximin per ta korigjuar doren e zotit ?
- Haaaaa, ç'ka mendoni ju ? Apo keni harruar ? Ata njerëz që ia kthyen shpinen zotit, prtap zoti nuk i harron, ai nuk ngutet. Ç’keni ber tjeter te gjë te keçe t pos qe ia keni ndrruar pamjen e dheut kesaj toke ?
Shkoni tani, hajt, se si ’dihet, edhe mua mos po më gjën ndonjê e keqe me fajin tuaj, po perpiçem t' ju ndihmoj, po zoti ndoshta sma shef per te madhe, e s'ma merr fuqin qe kam !
Kryeplaku vetem e ndegjonte pa ber zë fare. E dinte fort mire se vetem me sakrifica ndoshta zoti do e zbut hidherimin qe i kishin shkaktua. Kryeplaku e pa qe ishte e kote tiu ludte me tej flltores, ndrroj mendejen dhe u nisen e shkun kah kan ardhur.
Duke u kthyer rrugës po atë ditë pleqnarët bien ne dert se qka me ju than tash njerzve kur te kthehen se e dinin se sakrifica me askush nuk donte te japi prej se kishin hapur kanalin dhe tharë liqenjt. Te gjith mendonin se tani erdhi liria dhe puna e madhe ishte kryer kur ter nje popull e kishte kaluar gjysmen e jetes se tijë duke hapur kanale per te pas një dit ardhmeri me te mir dhe nje jet te qet në paqe dhe te lumtur ne token e tyre duke perfituar nga frytet e asaj toke të bekuar qe jeta e tyre mvarej kryesisht nga deshira e popullit se a donin apo sdonin te thajn token. Por tash perseri populli duhej te paguaj edhe njehere me sakrifica lirin duke flijuar femiun e tij me te dashur.
A thua a te jenë te pajtimit te gjithë ?
-Asgjë ! Na ka mbetur qe edhe këtë here te japim gjak, keshtu na tha falltorja e jonë, permes zonjes se bekueme...Para se te arrijn në fshat pleqët, ata u moren vesh në mes veti diku në mal, që kur të kthehen atje para fshatarve t'iu thojn atyre se gjoja zonja e Madhe ka predikuar, për me qetsue zotin, që tua fali mëkatet që kan bërë njerzit në gropen e tijë duhej flijua dike të gjallë. Më këtë plan, kryeplaku kishte nder mend t’ju thotë fshatarve se me duart tona e kemi tharë liqenin e gropes dhe atë kundër deshires së zotit dhe per ate zoti tani neve na e ka derguar atë bishë të eger, perbindëshin, për të na denuar.
- Ne duhet me fliua  një djal të ri, të zgjedhur me bast, për qdo vjet per hir të zotit.
Pasi që perbindëshi të ngopet me viktimen e tijë të njomë ne fitojm të drejten me i vazhdue te korrnat, perndryshe do kthehemi maleve si perpara...
Ashtu edhe ndodhi. Me te mbrriur në fshat, pleqnaret para popullit ua percollen fjalet e falltorës popullore qe te gjith ran në pajtim qe për ç’do vit te nzjerret me short një djal i ri qe te flijohet në Fusha të Mëllinjave.
Prap kur erdhi vera tjeter njerzit posa u benin gati per te korrur grurin ne ara ne muajin korrik, njê ditë më par aty i kishin ftuar në logun e burrave djemt e ri per te hedh shortin se kush prej tyre do tjet viktima e perbindeshit per ket sezon te korrave.

Të tubuar ne logun e burrave pleqnoheshin te gjitha drejtsit qe u perkasin te drejtat fshatarve aty u ndante e mira e e keqja ku pleqnaret gjykonin kritikonin apo sqaroheshin me njeri tjetrin per ndo nje ngaterres apo per qfardo grindje te pa pritur qe mos te perfundoje edhe më keq keta ndermjetsues vepronin sipas ktij kodi te vjeter qe e quanin kanun i drejtave morale e civike te jetes se banorve te gjdo fshati i dekretuar sipas urdherit te princit.
Mbas nje fjalimi mbajtur nga kryeplaku qe te gjith e rrespektonin vendimin e tij, ai iu tha edhe njeher te rinjve se poqese nuk e benin ket flijim, kurr populli s'do e gjeje rehatin ne keto toka dhe gjithë mundi per tharjen e likejve do shkonte huq nese nuk e zbatonin deshiren e zotit qe te ushqejn perbindeshin me nje djalosh te ri. Dhe kishte than se poqese ndermarrnin masa ndaj bolles per ta mbytur, zoti perseri do hidherohet e do bejë edhe më keq.

Askush se dinte se qfar gjykimi tjeter do ndermarrte perendia ndaj ktij populli që nuk zbatonte urdherat e tij.
Disa gjenerata kishin kaluar që nga kjo koh kur jeta e njerzve mvarej krejt nga puna ne ara ramja e shortit e ndonje te riut per tu flijuar para gushes se perbideshit dhe pastaj vinin te korrat e arave. Kështu vazhdonte jeta nga viti në vit per çdo stin te re te korrave e ket here në log te burrave shorti i kishte prap nje djaloshi të ri afer fushave të Mëllinjave, i cili ishte dashuruar me par, ne një vajzë te bukur ku ajo e priste me padurim diten e fejeses me te. As si qonin mendët andej se një ditë basti do i bie atij, por qe tani në log të burrave kur kishte ardh momenti me terheq kashten, ne vend qe te terhiqte kashten e gjat ku jeta e tije do merrte kahje tjeter, basti kishte dasht ndryshe, keshtu që Ariu e terhjek kashtën më te shkurtë nder tetëmdhjet tjerave. Menjëher Ariut fytyra iu kishte z’verdhur ku pikë gjaku si kishte mbetur në ftyrë. E kishte pa se se shpejti mbrenda javes duhej perfundej i ter trupi i tij i ri ne mbrendi te perbindeshit e me e keqja ishte sed do e leje te vetmuar te fejuaren e tij qe ia kishte dhën fjalen se në syrin e pranveres që do vinte do të bashkoheshin pergjithëmon. Të gjitha ato ditë të lumtura që i kishte kalur me Mriken s’arrinte dot ti hiçte nga mendja e tijë dhe tër atë pasdite mendohej se ç’të bënte. Patjeter se duhej të pranont ligjin e kanunit. Ai duhej të dali në Fushën e Mëllinjave për të perfunduar si të gjithë të tjerët, s’do të jet as i pari as i fundit. Basti i nxjerrur në logun e burrave ishte detyrim i pa shmangshëm. Mandej ishte edhe tjetra. Dhimbja për familjën, vllëzërit motrat shokët e feminis, farefisi, fushat e mbjellura e cicerimen e zogjëve qe me s’do ti ndegjonte kurr, per tokën dhe qiellin kët gjithësi pa kufi me yjet të panumerta, për hënën e diellin që me kurr s’do ti shifte shkelqimin e tyre. Kishte dhimbje të madhe sidomos për diellin! Ai nuk mundej te paramendoje se me kurr s’do të shofte diellin me rrezet e tij te arta kur qfaqej gjdo mengjes e deri në mbremje kur perendonte për tu riqfaq te nesermen.
I dukej gjatë, shum gjat ajo nat pa dritë e tani pergjithmon do ti thoshte lamtumir! I dukej e pa drejtë që të mos nxehej më kurrë nga rrezet e diellit të shëndrritshëm.


                Ura e shenjtë Kosovë

Kur u kthye në shtëpi, e njohtoj familjen e tij se qe priste atë. Me dhimbje të madhe iu versulen te gjith antarët e familjes se tijë. Per ta qe nga ky qast ai ishte i humbur pergjithëmon. Të nesermen, ai mori leje nga kryeplaku që te shkonte në fshatin ti beje vizit se dashures se tij per her të fundit, ti thot lamtumir njeher e pergjithemon.
Nuk vonoi shum e u nis per te e fejuara e tijë e bukur qe banonte pertej kodrave qe e pershkonin Fushën e Mëllinjave. Ajo banonte në një shtëpi te vogël perdhese te mbuluar me rrasa që i ngjante nje kasolle ku ajo jetonte ne gjirin familiar se bashku me emen babain dhe dy vllezerit e saj me te vegjël. Tani ishte afruar afer shtepis së Mrikës i lodhur nga rruga i shkonin ndiersët mbi ftyr.
 
Pasi trokiti në der të shtepis se saj, sikur te dinte Mrika me vrap ngurron për t’ia hapur deren Ariut, se sikur ia ndiente zemra se vetem aj mund të jet. Aty fillon përqafimi e pergdheljet e dy të rinjve me gëzim e lotë në sy, që nga pragu i shtëpis dhe perfunduan nen veranden prapa shtepis nen hije te rrethekuar plot ne kopshtin me pem te gjelbruara qe posa u kishin dalur frytet e vogla. Pasi qendruan një cop herë në këmb, vajza i jep leje djaloshit qe te ulet ne shkam me tri kemb pran saj afer vekut ku ajo pak me par kishte qen duke bër vek, një stolisje të mrekullushme. Mbi pelhuren e bardh qendisej një pejzazh i pa perfunduar ku shifej një imazh i bukur i maleve te shenjta  e populli i quante Malet e Sharrit, që kanë një formë si të dhëmbve të sharrës që shtriheshin si vargëmale në pjesen jug lindore. Ai imazh tani ishte gravuar ne shtofin e lemuar si mbi një liqe të kthjellët e të qet ku perzihej me rrezet e diellit dhe qiellit të kaltër me ret qe e shoqeronin aty ketu. Pasi e vlersoi punëdoren e saj Ariu e uli kokën nga se nuk mundi dot të mshehte dhimbjen qe e mundonte në shpirtin e tijë ende të njom. Edhe Mrika e kishte vrejtur mënjëhere shqetsimin e Ariut por s’dinte se si te zbuloje shqetësimin e tijë. Pas pak ajo u ngrit për ti sherbyer. I ofron një kup me ujë të freskët se kishte shum etje. Kur e piu ujin ajo i afrohet dhe ulet në prehën të tijë.

Ngadal me duart e saja të njome ia pershkonte faqet, ballin e flokët e tij të gjata duke e shikuar drejt në sy.
- Po më duket se diçka po më msheh mbrenda në shpirt Ari se ti nuk, je si hiret tjera. Më thuaj pra i dashur im ç’ke, pse je kështu aq i merzitur? - e kishte pyetur vajza mjaftë e shqetësuar.
- E dashur Mrikë, ofshani më në fund Ariu. Është shum veshtir për mua t'ua  thëmë se çka më trazon në shpirtë.. Ah, sikur ta dije ti..  se ç'ka me pret e nesermja... Ta kam pas dhan fjalen se do të martohemi pranveren  tjeter, por tash krejt ka marr fund per mua se basti paska dashur te marri tjeter rrugë...do marohesh mê ndonjë tjetër.
- A je në vete ç’thua kështu Ari, pse me ke genjyer deri tani ?
- Jo, e dashur unë s’po te genjej por s’iq e din edhe ti, per q’do vjet nxirret para logut te burrave në short një i ri per tu'flijue perbindeshit ne fushen e mëllinjave e këtë vit nder, vllezerit e mi unë kam pranue qe te dal në log të burrave se jam ma i madhi, pêr  të terhjek shortin,  e qe unë s’te kam treguar, e kam mbajt msheft deri sot,  por kerkoj falje prej teje, e di se  kam veprue keq. Në log të burrave shorti me ra mue se nder tetmdhjet kashtat unë e terhoqa kashten ma te shkurten, se zoti paska dasht kështu, qe të kem jetën e shkurtër qe te jem viktim e bollës per te korrat që vijne. S’kam si  t'ia bëj ndryshe,  erdha  të të shoh  për herë  tê fundit !
Vajza u ngrit ne kemb e zemrueme dhe ia kthen shpinen Ariut duke iu ngermuar me zë  të lartë dhe mjaft qortues.
- E si s’ke turp të më lëni kështu në këtë  gjendje të vetmuar pa tentuar fare që të mbrohesh nga aj përbindësh me forcen tënde që ke?
- E si t’ia bëj ndryhe, kundër një perbindëshi ? Edhe të tjerë djelmosha të fort si unë që ishin deri sot, para meje kan ra viktim e tij,  nuk do te jem i fundit as unë...
Në këto fjalë të papritura vajza e shqetësuar për pakë se nuk e pushtuan emocionet shpirterore te mbrendëshme në vaj por ishte me një karakter të fortë dhe mjaftë guximtare.

U largua pak më tutje, disa hapa larg djaloshit, e menduar, kishte vu doren mbi kok dhe pas pakë   ajo kthehet kah Ariu me një shikim qe ne syt e saj ngjallte një shpres, që ishte ndoshta e fundit.
- Prit, thot ajo, Ari e kam një ide!
Ajo e udhëzon Ariun krejt se q’ka duhej ndermarr ai për të mbrojtur me nder Fushën e Mëllinjave, vendin e tij dhe shpetuar dashurin qe i lidhte dy te rinjtë.
Tër natën ajo kishte pergatitur planin për të nesermen qe te shpetoje te dashurin e saj pa nderpre. Ajo ishte pre nje kemish mjaft te gjer sa qe mund te mshifeshin nen te teha te mprehte kose qe edhe qimen e flokut e prente pa e vrejtur fare.
Kur të nesërmen në mëngjes të gjith u pershendeten me djaloshin qe kishte marr rrugen drejt vdekjes ku atje posht ne fusha të mbjellura me grur ku e priste perbindeshi i madh per ta gelltitur të gjall! Mbasi të gjithe idhan doren te afermit shoket e tij mandej ter familja para pragut te shtepis me lot e percillnin të dashurin e tyre në rrugë të pa kthim.

Ariu merr rrugën duke hecur me hapa të ngadalsuar, duke u zhdjerur posht në fusha. Pak më tutje kur mbërrin tek një gardh me therra mjaft i lart fshehurazi e dashura e tij i del perpara. Shpejt e shpejt ajo i jep shenj qe te deshi këmishen e tijë te re qe nena ia kishte ber gati. Pastaj ia lidh per së gjati në gjokës tri kosa të bashkuara ngatas njera pas tjetres, tri mbrapa shpines dhe nga dy kosa nen sqetulla, mbi to më në fund ia veshi një këmish të gjër të bardh si bora qe e kishte punuar gjat natës dhe shpejt e shpejt e perqafoi atë.
- Shko tani ne fush betej e dilsh faqebardh, zoti te ndihmoftë !- i tha ajo e djaloshi u drejtuar kah arat me grurin e mbjellun qe aty do te qfaqej se shpejti bolla me bisht te gjat. Si heret tjera, gjithmon bolla para se te sulmonte viktimen e tij ajo e ngriste kokën lartë dhe hynte nën hipnozë, e nëse viktima tentonte më ndonjë mjet të mbrohej, menjëhere ajo e sulmonte atë me bishtin e saj të gjatë, e neutralizonte viktimen. Djelmoshat e zgjedhur me short asnjeher s’kishin tentuar të mbroheshin fme ndonjë armë fare se kështu duhej rrespektuar rregulli i pleqnarve. Dikush duhej sakrifikue jeten patjeter në fushen e mëllinjave. Si viteve tjera pra edhe ket her bolla kishte ngritur koken lartë, t’kurrej pastaj hidhej me një shpejtësi të madhe mbi trupin e vektimes. Mbështillet rreth trupit të djaloshit dhe e shterngon më terë fuqin dhe per nje qast ajo u shpernda sa qel e mbyll syt ne copa-copa mbi grurin e pa korrur. Kurse mbi këmishen e Ariut s'kurronte ende gjaku i perbindëshit.
Kështu që tani kishte perfunduar tmerri njëher e pergjithëmon mbi Fushat e Mëllinjave në keto toka të reja të kosovës se vjetër legjendare !
Thuhet se më vonë keta dy të rinjë martohen e kalojn së bashku një jetë të gjat e të lumtur si në prralla.

Thuhet se kishin lan shumë trashëgimtar !"


Disa gjenerata më von, mbi këto troje mbretronte qetsi e plot pa konflikte dhe pa sakrificanjerzish. Njerzit kishin fitu besim te fort tani te mbreti i tyre Topuzin qe mbretnonte sebashku me vllaun e tij Jonuzin ne dy krahinat e dardanis. Jonuzi me i madhi sundonte fiset ekalabreve ne perendim deri te rrypi i bjeshkve te namuna kah jug-lindja me malet e majevete sharres e në veri lindje me malet e ulta deri te kodra e Palanave aty ku vrehen endepasojat e nje shperthimi te madh gjeologjik qe te lasht qysh nga krijimi i kontinentit teeuropes te ndar nga gjiri i meksikes ku dikur ishin bashkë. Ne keto treva Jonusi kishtendertue fortifikime te mëdha gur mbi gur ku ç’do maje kodre kishte ushtar te tij qembronnin trevat e tyre. Poashtu edhe nga ana e Thunatve shifeshin ne fillim te shekullit XIVP.K. fortifikatat e para per tu mbrojtur nga fiset e mbrendshme qe kishin filluar perqarjen perpushtimin e tokave me te pasura qe posedonin galabret.Per Topuzin thuhej se ishte i tmerrshem egoist dhe gjakpires. Asgjë nuk mund të ndalte atëne aspiratat per pushtim te galabris.Gjatë një vjeshte, në kohen kur dushku i malit kishte ren për toke, mbreti Topuz kishtendermarr një fushat te rrept ndaj Jonuzit vllaut te tij princ i galabreve qe ishte ne konflit perposesionin e korites se madhe, prej vitesh por mundet nga ushtria e Jonuzit dhe nat rastdeturohet te terhjeket mbrapa me te gjith ushtrin e tij per tu strehuar ne kodren e Llugave qemezi ushtria e tij shpeton pa u masakrue. Mbasi terhiqen galabrët mrapa, ushtria e Topuzitnis te zbres posht ne ledina ku i priste mbreti i tyre por duke zbrit prej shpatit te te malit plotme çuba ata e hetojn se nuk iu kishin mbetur fare tesha ne trup ishin shtjerr ber cop me copneper llugat e ulta te malit. Ushtaret bijn ne dilem! Si me i dal mbretit perpara ashtu teshkyer, gjysm te zhveshur? Krejt ushtria kishte mbet e izoluar ne mal te turperuar se s’kishinrroba tjera me i nrrue, e mbreti priste ende posht. Atëhere komandanti i forcave ushtarake zbret te mbreti dhe e lajmron ate duke i thân se krejt ushtria e tij i ka mbet e zdeshun ne Kodren e llugës si është ma keqë!

Edhe mbretit i kishte ardhur shumë keq sa që prej dhimbjes kishte filluar të qaj si fëmija dhe iu kishte lut zotit që ta ndihmoje në këtë situat të keqe.Pas pak gati ter rrethina kishin marr vesh se mbretit ushtria i kishte mbetur e mbyllun majemalit, në Kodren e llugave. Atëher çka bëjn vajzat e fshatrave perrreth te orgganizuarafillojn ti prejn e tiu qepin tesha te reja ushtris ashtu shpejt eshpejt dhe kah mbremja afrohente gjitha vashat ereja per ti sjell ushtris se mbretit rrobat e gatshme. Mbreti se kishte priturfare ket gjest nga banoret a asaj ane dhe prap kishte nis te qante si femia tani nga gëzimi...Dhe n’at qast i drejtohet perendis lart në qiell me keto fjalë.- O Zot i gezum! Po t’lutna ty qe t’ma plotsojsh ket deshir qe e kam ne shpirtin tim e qe mapervlon krejt trupin, se hidherimi ndaj ksaj kodres se keqe te mbuluar plot lluga ku ushtriaime me ka mbet e turpnume, dua qe ky mal kurr ma mos te mugulloje sa t’esht toka me gjin!

Pasi që vishet perseri ushtria me rroba te reja zbresin posht ku i priste mbreti nen tendra porata tani ishin eqtuar aq shum sa qe ju binte te fiket dhe me nukmund te ecnin fare dherrxoheshin per toke.Mbreti e mori shpaten e tij me maje te fort dhe e ngulit mjedis kerrshit mu ne rrenz te kodresse llugave dhe pernihere rrrjedh uji i pijshem qe ter ushtria germucet ne gju per te pir uj, eatë vend prej asaj …

 Prejardhja e familjes mbretnore Trojane
   
Ramsezi  II do te  realizonte  ëndrren e tij qe  ti ripushtoje  territoret qe  i kishte patur  dikur nder  sundim  para ardhesi i tij Tutmosis III  por qe  i kishte  humbur pastaj  gjatê  sundimit  te faraonit refomator Akenaton, ne  vitin e  katertë  te  sundimit  te  tij. Pra per Ramsezin   ishte  me se  vitale kjo  betej  kunder  Hititeve  te cilet  e kishin marrur nje  pike  strategjike  te  sirise  se  sotme e  pasur  me  drunje  qe  per  egjiptianet  ishte  vital  ky  furnizim. Ramsezi II  kishte  vendosur ti  ballafaqonte  hititet  ne  Kadesh, qe  konsiderohej një  fortifikate e  pamposhtur !
 Niset  pra  nga  Pi-Ramsez, qyteti i tij  buz  deltës së  Nilit, kalon nepermes  Tçarru, Kanan, Tir  dhe  Biblos  dhe  futet  në territoret e  Amurus,  këtu në  befasi e sulmon princin Beteshina aleat i  hititeve, i cili  dorzohet  pa kundershtim.
Ramsezi  II  emron  Nearincin aty si  guvernator dhe kthehet  në  Egjiptë, kishte vrejtur   se   ende nuk ishte i gatshem  ti sulmoje  hititet  këtë  herë  që  ishin  mu afër  Amuru, i duhej  një  pergatitje e  duhur kundër  hititëve...

Filloi pra  te  pergatiste  ushtrine e  tij, kishte  vetem 1900 egjiptas  kurse  pjesa tjeter ishin mercenar, ne emsin e tyre  edhe  2100 Sardanes, te cilet  pasi e kishin sulmuar  egjiptin rreth  vitit 2010  ne  kohen e  faraonit Merop keta ishin  dorzuar dhe  tani  luftonin ne  krahun e  faroneve, poashtu keta  kishin  edhe 2500  karroca  me  kuaj  dhe  te  stervitur  mirë. Niset ne  muajin maj  te  vitit  1274(per  disa  burime tjera 1294) nga Egjipti duke  kaluar  në Kanan dhe  Galile ku pastaj  ngjitet  luginës  së Bekës  për të  arrijtur  në  Kadesh,   Sirinë  e  sotme.

Në anen tjetër  edhe  hititët bëhëshin  gati për  këtë  betej. Perandori   hititë  Muvatalli kishte ngritur   një  ushtri të  përbërë  nga  një  koalicion i shumtë  i  popujve  të Azisë që këta   ishin; Naharina, Arzauva, Dardanë, Kershkesh, Masa, Pidasa, Inuna, Karkisa, Lukka, Kizzuvatan, Karkemish, Ugarit, Kedi, Nuges, Mushaset, pra  rreth  30 000 luftëtar e  3000 karrosa  lufte.

Në  këto  tekste egjiptase  nga skribët  e  Ramsezit kuptohet  se është edhe e  teprueme   kjo ngjarje,  ku përkah  numri i  forcave, ai i zvogloj  ushtarët e  vetë   në  këto shkrime,  dhe  e  tepron më  hititët  dhe  gjoja  se ai  luftoi  si  luan, por  në  realitet,  në këtë betej, perpakë  shkoi  koka...!
Ta  lëmi   tani  Ramsezin  e  të mirremi njëherë  me  aleatët  e Muvatallit, përandorit  hitite,  ku në  mesin e  aletëve  të  tij, apo  mund të thëmi,    të mercenerëve,     gjëjmi  këtu  për  herë  të parë në  një tekst  të  shkruar egjiptas edhe emrin e  "dardanëve" =dardi=si aleat të hititëve,  perafersishtë  nja  25 vite para Luftës  së  Trojës, ose rreth 500 vite para Homerit !

Si  e  spjegojmi këtë ?
Nëse  e percjellim  më  kujdes  kronologjin, atëherë  duhët të  këtë  marrur pjesë  në këtë  luftë  edhe  vetë Priami,  ku  këto  rrethana   e  sjellin  si bashkohës  të Ramsezit II, por  nëse  kjo  beteja  e Kadeshit  është  zhvillua më 1274 para krishti, si e  thojnë  disa  të  dhëna  tjera por   kemi edhe  një dat  më të perparshme  të  vitit  1294 më  q'ka e  hudh poshtë këtë  ide  ku  Priami e  Ramsezi   do kishin patur  mundësi  të ishin bashkohës, por ka  mundësi qe në këtë kohë për krahë hititeve   duhet të  ishte  i ati i  Priamit,  Laomedoni  ose  si e  quanin tirani i Trojës  perndryshe   i Laomedonisë  sepse kështu e  kishte   emertuar Trojën  pas vdekjes  së  babait  të  tij Iliosit(ilia).

Në  këte  analiz  mundohemi  të lidhim prezencën e Dardanëve në  Azië  të  vogël që  nga  Antikiteti i hershëm përmes shkrimeve  që janê  permendur  si  popull  i fuqishëm  e  deri tek shuarja  apo nderprerja  e ç'do  shenje në tekstet e autoreve që  pasojnë deri në  kohën e Krishtit dhe  pas  Krishtit për  të  perpiluar  zingjirin  e  kësaj  "Sages  së  gjatë të dardanëve" që  mbijetoi  deri  në  ditët  tona.
Përpos  këtij  shkrimi të  vjetër egjiptas që  e cekëm  më  siper, deri  me sot e  hasim  emrin e  dardanëve, edhe tek Homeri në eposin  "Iliada"  që  i kushtohet luftës  10 vjeçare të  Trojës  deri  në ramjen  e  saj finale nga Akejt  rrth  vitit 1250 para krishti  ose  25 vite  pas  betejes së   famshme  të  Kadeshit.
Iliada  njihet  permes  Homerit  qe  e shkroi  këtë rrefim legjandar  në  mesin e shekullit VIII,  si te themi,  sot  të  shkruaje  një kosovar për  ramjen e Shkodres, 500   vite pas kesaj ngjarjes ! Pas  ramjes  se  Trojës dardanët shuhën se  egzistuari në  Azi  te vogël... kështu  mendonim, por kemi  hasur  edhe  në  një dëshmi tjetër në një  shkrim  i  vitit  404 para krishti ku autori  grek Ksenofon  permend dardanët, me  saktesishtë, një princesh  dardane  me emrin Manja  e  cila   ishte  emruar guvernatore nga zatrapi  pers, se  dihet, në  kete  kohe Eoliden, kete  regjion  te  turqise jug-perendimore  e  sundonin perandoret  perse.
Kjo princesha  Manja, pra  pasi qe  ia  vrasin  burrin, vendos që  ta  ftoje zatrapin  Persë  tek  ajo dhe ta luste atë  që  ta  zëvendësoje  pasi që princesha  Manja  iu ishte betuar   zatrapit se do ti  paguaje  taktimet  më  rregull si më parë  që  e kryente  këtë  detyrë me nder  edhe i shoqi i saj,  kështu  që Manja   ia mbush mendjen zatrapit.  Emrohët, princesh e gjithë Eolides. Nëse do e pranojmi faktin se, të parët që themeluan Trojën  ishin kolonizues, pra të ardhur nga   gadishulli ilirik,  atëherë kuptohet se kolonit nuk mund të ken patur jetë të gjatë asnjëherë, kjo dihet, po sipas mendimit tim,  kjo  dinasti ka zgjatur vetëm 150 vite dominimi në Frigji dhe pastaj është  zhvëndosur  diku tjetëer,  një pjesë  ndoshta  ka kaluar  tek  Hititët dhe  Mitanët apo Hiksosët e tjerë të  cilët kalojnë  në  Traki ku e  gjejmi edhe  sot  ne  disa toponime  tË  Bullgarisê së  sotme emrin e  luginë së  trojanëve.

Shpeshehere Trojanet i qunin autoret  e  huaj  si "dardanet" edhe ne "iliad "qe ne fillim mirepo aty ne Frigji nuk kishte vetem dardanë(nga kosova e dikurshme) te  dinastis  nga Dardani i permbytjes por kishte edhe autokton, pra frigjian dhe trakë.

Shtrohet  pyetja; a thua mos ndoshta  ka vijuar  te mbijetoje  edhe me tutje fisi dardan ne azi deri me ardhjen e Aleksandrit te Madh ?
Dardanet ne Azi pra ishin te detyruar te bashkepunonin me perset por me ramjen e Dariusit nga Aleksandri ndoshta edhe keta dardanet e pesojne keqe si aleat te perseve apo ndoshta edhe iu kane nenshtruar Aleksandrit  me  deshir deri ne Karakurum ?
Del pra se keto fiset Burrashët qe  i hasim sot ne Pakistan nuk  e   besoj qe jane ushtar ilirë apo maqedonas por një pakicë trojanesh qe shpetuan nga ramja e Trojes dhe pas ramjes se perandoris perse iu kane bashkangjitur Aleksandrit deri ne Pakistan ?
Dihet mirë  se Aleksandri kishte pas veti vetem 1000 ushtarë ilirë,  kuptohet betej pas beteje do te jene zhdukur kurse dardanet e Eolides(krahinë afer vendlindjes se Homerit) me ne krye princeshen Mania mund te ken qene me shumë dhe ka mundesi qe te jene shperngulur atje ne pakistan ngase pas Aleksandrit me nuk permenden askundi si popull ne Azi te vogel.
Si humben pra keta dardanet e fundit  te Eolides, ku shkuan ?
 Apo mos jetojne ende diku ne turqine e sotme ku do te kene humbur edhe gjuhen e tyre e zakonet ?

Shifet qart nga kjo se dardanet nuk pranonin asnjehere te jene greke dhe as qe te binin nder sundimin e tyre andaj kan pranuar me pare te bien nën sundimin persë  se sa grekë.
Qka mund te shtojmi tjeter perpos kesaje se ne Azi te vogel dokumentohet qe ka patur koloni dardane dhe ate 400 vite pas Homerit apo 800 vite pas ramjes se Trojës,  sipas Xenofonit  dhe gati  30 vite para   luftes se  Trojës ne  kohene Ramsezit II mirepo Ksenofoni  jep kete vulosje se me te vertete Homeri nuk i ka nxjerrur dardanet si emer ne Azi te vogel koti  si mit  por  fakt  i  gjallë,  ata  jetuan brez  pas  brezi edhe  pas  ramjes  se  Trojes.
Pasi qe  shtjelluam ne teresi   permes  teksteve te  vjetra  duke  filluar  atyre  egjiptase  te  kohes  se  Ramsezit II  si  dhe  sipas  Homerit  në  "Iliada" mandej edhe Ksenofoni  na  e vertetoi  se  Dardanêt   kane egzistuar edhe pas  Homerit  deri me ardhjen e Aleksandrit te Madh- diku kah viti 333 para krishti, shtrohet  pytja tani;

A mos kane krijuar Trojen e dytë kjo koloni dardane  diku me tutje kah  lindja  ne  Dardastanin   e  sotem  per  te  vijuar  Sagen  Trojane ?

Origjina e familjes  mbretnore  Trojane

Priami ishte  një mbret  i një   qyteze  shumë të pasur  dhe  më një periardhje   prestigjioze ku radhiten një  vargë  paraardhës  tê tij në Iliada  ku  rrallë  hasim në mitologji  personazhe  më një   gjenealogji aqë  të  gjatë dhe direkte. i  pari i tyre  ishte Dardanosi, Eriktoni,  Trosi, Ilosi e Laomedoni i j'ati i tij.  Ndersa i j'ati i Dardanosit  sipas  mitit,  ishte  Zeusi që dëshmon se lidhja  e  Zeusit  mê familjen mbretnore  trojane  ishte e pa kputur. Tre emrat, Dardanos,  Tros dhe Ilos janë  eponime që mund të   revandikohen si emra  të veçantë, jo  grekë, kurse Eriktoniosi  dhe  Laomedonin i gjejmi edhe tek grekët.  Në katalogun e trojanëve Dardanosi  njihët  si eponim i i Dardanëve dhe  aleat i trojanëve, ose  edh si  trojanë, në  Iliad dardanët  udhhiqen nga Eneu   pasi qe  edhe  burime  të mëvonëshme   dëshmojnë  se Dardanët  fomonin një  popullësi  të madhe  në Gadishullin  Ilirikë  që  kishin kaluar  në azi  të  vogël. Në Iliad Dardanosi  pêrmendet  nga Eneu  kur  ky ndeshet  përballë  Akilit, ai e  gjënë  të  nevojshme  që ti  tregoje  Akilit  se nga  rridhte dhe  i  pershkruan atij  degën gjenealogjike  të  tij që  nga  ardhja e  Dardanosit  në  rrreze  të  malit  Ida, se  atëher e ende  Ilioni apo Troja  nuk egzistonin, dhe   me tej nga  Posejdoni mësojmi se   Dardanosi  për Zeusin ishte  shumë i  shtrenjtë.

Tradicionët  posthomerike njohim edhe   shumë emra  të tjerë grat e Dardanosit,  ato heroin e  sjellin edhe nga Arkadia,  nga Kreta, nga Italia  apo Etruria. Te   ju permendim se Dardanosi  duhej të  ishte bashkëkohës i Kadmit, apo së  paku 50 vite pas tij, që  mund të  llogarisim se ai ka jetuar  rreth vitit  1500 deri 1450 para krishti, që  perputhet  më  epokën e Kadmit  të   ardhur  nga Fenicia. Mirëpo ardhja  e  Dardanosit  nga Italia  më siguri  është  një epizod  më  e vonshme  romake  që  eshtyjnë këtê  lidhje familiare  mu në  ato  vende  ku  pastaj  Virgjili e  shetit   Eneun mu në këto  vende për  të   dëshmuar  gjoja  se  Eneu u  kthye  në   atdheun e të parve të tij në Italië  andej  nga  vinte edhe stergjjyshi i tij   Dardanosi. Emrin Dardanos  e  gjejmi  te  ardhur  edhe nga Trakia, Frigjia   apo  ndoshta edhe nga  Venetët  e  Ilirisë. Emri i Dardanosit  është i lidhur   më Ilirët, përmes  fjalës "dardh" që  ka   kuptimin edhe  të një  shtizës, heshtes   ku  forma  e  majës  së  saj  është  në   formën e dardhes, nga  kjo armë  pra  me  siguri  se vjenë edhe shprehja  e  njohur  tek  ne  kur  thuhet  se  "dardha   e ka  bishtin mbrapa"  do  thotë shtizën  e drurit si armë lufte  më dy kuptime   mirëpo emrin "dard" e  hasim  edhe  tek fjalori keltik e  sidomos  gjermanë  ku kjo "darda" është një shtiz në form   të dardhes  me  çka  perforcohet  ideja se   edhe Dardanosi  i   Iliades  spjegohet   sot  pêrmes  gjuhës  shqipe  dhe  se   vinte  nga trojet  shqiptare të lashta.
Poashtu emrin e  dardanëve  e gjejmi  edhe  në hieroglifet egjiptiane, të kohës   së Ramsezit  II-të rreth  vitit 1286  gjatê   betejes sê Kadeshit  në  Sirinë  aktuale.
Prinderit e Dardanosit;
Shumica  e autorve  e cekin se   Dardanosi ishte i biri i Zeusit  dhe   Elektres, sipas të  dhenave të Heziodit,  pra, Elektra  kishte  lindur Dardanosin  dhe Etionin  që  të dy vllëzërit kishin  për grua Demetrën  këtë  hyjni me çka   irritohet  Zeusi dhe e denon. teksti  është    i pjesërishëm  por  një pjes  nga  ky  tekst është  restorua.
Ndërsa Serviusi, autori tjetër latinë e   spjegonmë ndryshe  ku ai  thotë  se  Elektra  ishte dashnorja  e  Zeusit  por   njëherit ishte  gruaja e  mbretit  Koritos   të  italisë, dhe se Dardanosin e  kishte   nga Zeusi  kurse  djalin tjetër Iasionin    e kishte  mê Korintosin, burrin e saj.

Sipas Likofronit, Elektra  ishte e bija e   Atllasit, lindi nga Zeusi Dardanosin  dhe Iasionin që ky i dashuruar  në   Demetrën  u vra  nga  rrufeja e  Zeusit.  Mirëpo këtu, në  dallim nga  versioni i   mê sipêr, Serviusi na mëson se  Iasioni  vritet  nga Dardanosi  në  një dyluftim   për  shkak të Demetres  ndërsa  autori  tjetër Laktans  na  thotë  se Dardanusi  si edhe Iasioni  qê  të dy  ishin bijêt e   mbretit Korintos e jo  të  Zeusit.Sa  i   perketë  grave  të  Dardanosit  edhe   këtu kemi versione  të  ndryshme.   Denisi i Halikarnasit   thotë  se   Dardanosi  ishte  martuar  më Krizen,  në Arkadië, ku  mê  vonë  ik  nga   Arkadia. Diodori i Sicilisë  thotê   ndryshe, Dardanosi  martohet  më  Batejën, ndoshta  Bahtijën ?...të  bijën e  mbretit  të Frigjisë, Teukerit  ku  mê   vonë  pas  vdekjes  së  Tekerit   Dradanosi  trashigon  fronin mbi tokat   e Frigjisë. Arriani, një  historianê  tjetër   e  thotë  të njejtin version  por  ai e   cekë se Dardanosi u  martua  më te  dy   vajzat e teukrosit, Nezon  dhe Batejën,  më  të parën  pati njê  vajzë  tê  quajtur  që e  quajti Sibellë  e  njohur  më  vonë   si  profetese e  Frigjisë, e më  Batejën  pati  Eriktonin dhe Ilosin. Eustashe   permend  edhe një grua tjetE¨r  të   Dardanosit  që  quhej Mirina dhe se   autori këtu dyshon në mes  Bateja  dhe  Aristes, ndërsa  versione tjera  e  cekin  se Dardanosi u  martua  më  Ariste  bijën e mbretit Teukros  të ardhur  nga  Kreta.

Denisi i Halikarnasit  thotë se Atllasi  ishte  gjyshi i Dardanosit, më  origjine   nga Arkadia  me  çka iu lejohet e drejta   romakëve ti  quajnë edhe  grekët   si  romakë  autentik  ndërsa  Virgjili  Dradanusin e  njehë më  origjinë  nga   qyteti romakë  Koritus më çka i  jep  të   drejten ta  shkruaj  Eneiden dhe ta   sjelli  Eneun në  trojet  e  të parve të  tij.Autori tjetër Apolliosi i Rodës  Dardanosin e  nxjerr  nga ishulli i  Samotrakës, sespe  aty  jetonte Elektra,  e  bija e Atllasit, e  quajtur edhe  ndryshe  më emrin Strategjie  por  edhe  Elektrione sipas  Helenikosit  të  Lesbosit. Mirëpo  Denisi i Halikarnasit    më tej shton se  e  bija e  Pallasit,   Krize  kur martohet  më Dardanosin,   kjo i sjellë  më  vete si  të pame,   dhurata  të shtrenta nga Atena, që ishin  plotë  më mistere  si palladioni i   shenjtë, krijuar  nga  perenditë e   mëdha. Kur arrinë pastaj në Samotrakê  Dardanosi  më keto dhurata  të shënjta,  aty nderton një  tempull  për ti nderuar   këto  simbole  të  shenjta  dhuruar nga   perendia  diku Athenes, ku  mê  vonë   kjo  figurina  misterioze  e  Palladiumit   bartët edhe në  Ilion. Arktinosi  thotë   se ky  palladioni i shenjtë ishte dhurat e   Dardanusit  që i kishte  falur  Zeusi  e  jo e  Athenes  mirëpo Akejët në luften e  Trojës  kishin vjedhur  vetëm  se një  kopje  të saj  e jo  origjinalin  që ishte i  fshhur  në  Trojë  dhe  pas  ramjes  së   Trojës  Eneu e  merr  mê  vehte  dhe e  dergon në Itie  ku sherben  si  bazament    ndertimit  të  Romës. Pra  Dardanosi i  solli keta  penatet nga Samotraka në  Frigji  kurse Eneu sipas  Virgjilit i  merr  këto mistere  te  perendive  dhe i   dergon në Italië. Si e dijmi  mê  vonë,  gjatë  sulmit  te Galëve nga Belgjika   nê  krye më  Brenusin, në  vitin 389  para  krishti ku  më  këtë rast  rrethohet   Roma, prifterinjët  romakë  nxjerrin  nga  arka e moçme  këtë  Palladiumin    që e kisht  sjellur  Eneu  dh pasi që    shikon me  sy Brenusi, nga  frika  mer  arratinë  dhe  heq  dor  nga  rrethimi i  Romës.

Kemi edhe  dëshmi tjera  se Palladioni   i famshêm i Dardanosit ishte në  Samotrakë  se permendet  edhe tek  autor tjerë  se  kur  Kadmosi martoht  më Harmonin, shkojnë  aty te  dy në   këtê  tempull  të  shenjtë  te  këtyre   mistereve.  Mandej edhe perendit tjera   iu sollen dhurata  Kadmosit e  Harmonisë, nëmesin e dhuratave  ishte   një  fyell    dhurat   nga  Hermesi.  Mirëpo  kur  Dardanosi  vëndoset  nga  Samotraka  nê Frigji, së  pari themelon  një  qytet që merr emrin Lirnos, sipas  kësaj dhurates  nga  Hermesi,  aty   Dradanosi  kishte lënë  fyellin e   famshëm,  mirëpo kur  Akili   pushton  Lirnosin e merrë  këtê fyell magjikê më   vehte. Sa i perketê  mistereve të  Samotrkës, është  interesante se po nê  të  njëjtin vendë takohën  këty në  Samotrakë edhe Filipi i Maqedonisë   dhe Olimbia  ku pastaj  martohën, pasi  që më parë, Olimbia i kushtonte  rëndësi  këtij  vëndit  të  mistereve dhe   ishte adhuruese si  falltore e magjive  të   fshehura.

Sipas versioneve  tjera, Dardanosi i  kishte  shkuar  nê  ndihmë mbretit  të   frigjisë Teukrosit, ku pas  vdekjes  së   mbretit  Dardanosi trashigon tërë   Frigjinë, themelon qytetin e tij  të  parë   Dardania buz  hyrjes  së kanalit që  lidhte  Detin e Zi  më  Egjeun  ku  deri   atëherë  quhej Teokria, me ardhjen e  Dardanosit në  fron,  ky  vendë u quajt  Dardania, që sipas autorve te ndryshem, varri  i  tij   ishte jo largë  Trojës. Më  vonë, Dardania, apo Ilioni e Troja  njihën  më  emrin fusha  eTrojades. Diodori i Sicilisë  thotë se:  pasi  që  Dardanosi  e  themeloi një qytet  mê  emrin Dardani  në  Frigji, ai  dergon  edhe kolonë të tjerë  nê  Trakië.
Si  duket  pra, ka  patur  një  pshtjellim  sa  i  përketë periardhjes  së Dardanosit, në  këtê  regjion,  të  afërt nga Dardania e Ilirisë, i afërt  nga  mali Ida,  në Abidos, kurse  Virgjili e  nxjerr Dradanosin  si  babai i Ilionit  dhe themeluesi i këtij qyteti.( Por  nga ana e  lexuesit   tonë, per  çudi, asnjëri nuk e vrejti se Virgjili  revadikon Dardanosin si  pasardhes romakë.. qe  shkoi nga  Italia dhe  u kthye, ndërsa  ne  e  kuptojmi ndryshe, duke e  interpretuar  se  gjoja  Dardanosi nga Dardania  shkoi e  themeloi Romen, por  ne realitet referancat e Virgjilit tregojne  ndryhe  se  ai politikishte e kryen procesin e tij duke e nxjerrur  Dardanosin nga italia, pereseri e  rikthen  pas 150  vite  Eneun ne  vendin nga  kishte   dalur i pari i tyre,  i quajtur, Dardanosi nga Korita e Italisë..  dhe  këtu,  me  vje  keq  se  lexuesi yni nuk e ka  kuptuar  mire mesazhin e Virgjilit,    en mendjen tonë ai na  theuri neve  lavdi por ne  realitet  qeslsi i enigmes  eshet diku tjeter, pra tek propaganda  dhe  perfitimet ne mas duke e manipuluar shpirtin e popullit te romes  se vjeter  me ane te  mitologjisë)
Sipas  të  gjitha  këtyre  të  dhënave, kuptohët  se Dardanosi në Frigji  nuk ishte  autokton poashtu edhe  dardanët  ishin një  popull i ardhur ose  nga  Traka ose nga  Arkadia  ose  nga Ilira.

May 28, 2012


Troja me nëntë shpirta !

Jeta e një arkeologu, kështu titullohet libri shkencor autobiografik i Henrik Shliemanit me nënshtetësi amerikane, por i lindur në Gjermani i cili ishte i pari që filloi gjurrmimet në kodrën e vogël të Hisarlikut në Turqi në vitin 1871 me lejen e administratës Otomane për te kerkuar Trojën legjendare. Ai në faktë gjurmimet i kishte nisur disa kilometra më perendim në një koder te quajtur Bunarbashi afer gjirit te Beshikë ku punimet i kishin nderprerë disa vite më parë ekipi anglez por Shlimani  e heton pas disa ditesh se aty nuk mundet te ishte tzrreni i pershtatshem per një qytet antikë si Troja sepse pika e parë vrejti që lumi Skamander ku sipas Homerit duhej ta ndante fushen e  Trojës ne dy pjes dhe se Troja duhej te ishte ne anen e majtë te ketij lumi nese i veshtrojmi me vemendje lufterat mes trojanve e akejve...Menjëhere pas ca ditesh Shlimani ndrron mendimin dhe shkon instalohet ne një koder tjeter pertej lumit Skamander ne kodrene quajtur Hisarllik.Deri ketu vrejmi një se diçka nuk është në rregull sipas interpretimit te historianve e arkeologve të cilet e teprojnë më thenjet se gjoja Shlimani zbuloi rrnojat e Trojës më "Iliaden" nder sjetull dhe direkt shkoi ne ate vend ku kishte cituar gati 28 shekuj më parë edhe Homeri !Mirëpo kur e vrejmi se Shlimani beri edhe kerkime tjera ne kete fushë poshtë e lartë me shpres per te gjetur ndonjë gjurmë apo themele te vjetra te trojes qe sipas ketyre indikimeve do te gjeje ndoshta trojen e vertetë.Ditë pas ditesh ai instalohet afer germadhave te një fshati të vogël prej rreth 17 shtëpish  banorë me origjinë shqiptare qe ndoshta kishin lenë vendin e tyre (nga rrethi i Kumanoves si duket) dhe ishin instaluar mu afër ketyre germadhave. Shlimani njoftohet aty edhe më një  shqiptar tjeter qe sherbente si percjellës drejtues që dinte të fliste greqisht dhe e njihte mirë këtë rrethinë, ketu pra në ketë fshatë te vogël me disa shtepi te banuara më shqiptar  Shliemani  fillon te eksploroje terrenin mirë në një paragraf nga biografia e tij ai pa kurrëfarë talenti te një autori as te një gjentlëmenti në mënyrë më neqmuese perbuz varfërinë dhe mikpritjen  shqiptare gjoja se "e kishte veshtirë të ushqehej në ato kushte  kur shikonte duart e atyre njerzve qe gatuanin bukë  me ato duar  fhstaresh..etj qe nuk po hy ne detaje ....Vetëm se ky paragraf nuk e meriton te ishte shkruar fare....

Por t'i kthehemi tani Trojës !

Dihet se Shliemani ishte i pasionuar për Trojen Homerike sipas të thënave të tij gjoja se qysh nga mosha e re. Por është interesant se si i ra ndermend të kerkoje Trojen një tregtari qe mirrej me tregtine e barotit gjatë luftes së Sesionistëve (shkëputjes) nga Unioni amerikan i vitit  1862-1864 ku më këtë rast të volitshem ai  bëri pasuri të madhe duke u marrur më blerjen e duhanit dhe shitjen e barutit te dy palve në këtë konflikt qe terboi tere Ameriken e asaj kohe dhe si ia arriti  Shlimani si  tregtar i barutit dhe municioneve e armatimit luftarakë  t'i kthehet gjurmeve arkeologjike deri në kerkim të trojes legjendare !Duke e studiuar mirë biografin e tij për disa shkenctar  ai kishte humbur besimin dhe  sot autoret  modernë mendojnë se Shliemani ishte një sharlatan i pa shoq dhe se në tregti dilte fitimtar dhe  mashtrues i pa shoqë.

Pas kthimit nga Amerika mënjëhere pasi u nderpre lufta e Sesesionit prapë Shlimanin e gjejmi në një konflikt tjeter mu  afer frontit ku behej lufta Ruso-Turke ! Filloj edhe ketu te mirrej njësoj më biznes por këtë herë me indigo qe vinte nga india. Posa perfundon lufta ruso-turke doli fitues me një pasuri te madhe për atë kohë. Ideja tani i kishte ardhur te mirrej me diçka krejte tjeter...Në vitin 1871 fillon pra te gërmojë në Bunar- Bashi aty ku më parë ishin disa germadha dhe një kanal i gjërë qe percillte ujërat e një dege te Skamandres drejte tek gjiri i Beshikes në perendim kah deti Egje. Mos te harrojmi t'ju permendim se germadhat e Trojes në Hisarlik aty ku pastaj hulumton edhe Shlimani dikur ishte një qytet i zhvilluar nga romakët por njihej me emrin Ilion dhe t'ju kujtojmi se Troja ka ndërruar disa herë në histori kete emer.

Duke u nisur nga kronologjia e enciklopedive botrore thuhet se i pari i trojanëve Dardanosi (diskutohet ende se ka ardhur nga dardania ilire) u vendos në mbretërinë e Frigjisë si spahi ne tokat e mbretit Teuker mu  buzë ngushtices së sotme te Dardaneleve dhe aty ai kishte ndertuar një kala sigurisht për të kontrolluar tregtinë detare në mes dy detnave detit të Zi dhe Egje pra ky vend njihet me emrin Dardanum si qyteti i parë i kesaj dinastije e jo nuk ishte troja sipas disave qe mendojnë gabimishtë. Mirëpo  pas vdekjes se Teukerit mbretit frigjian  e bija e tij Bateje martohet më Dardanosin pasi qe teukrosi nuk kishte lene trashigimtar tjeter dhe kështu fillon dinastia e dardanidëve në Frigji gati për gjashtë gjenerata me radh që nga -1450 para krishti e deri afër vitit  -1250 me ramjen e Trojes si mbret i fundit ishte Priami.

Dardanosi dhe Bateja kishin lënë trashigimtar Eriktonin pastaj ky le mbrapa tij Trosin nga edhe sipas tij  merr emrin Troja. Mirëpo Trosi kishte dy djem, Iliusi dhe Azarakun. Në fron për mbret hyp Iliusi kurse Azarakusi per trashigimtar kishte  Kapizin qe pas tij vjen edhe Ankizi i famshëm rëne ne dashuri me Afërditen dhe lind  Aneas/Eneu dhe dihet pastaj se nga kjo degë  që ishte pak më larg Priamit e shmangur nga tragjedia trojane  Virgjili dhe Augusti kishin konspirua se bashku planin  e tyre; duhej patjeter  kurdisur  origjinen trojane të romakëve !Ndersa nga dega tjeter e Iliusit vjen tirani famëkeq Laomedoni, qe ishte i ati i Priamit. Sipas Virgjilit  dhe Augustit dega famëkeqe e Iliusit duhej zhdukur se ishin degjeneruar dhe humbur te gjitha virtytet   e të parëve të tyre si Dardanosi e Trosi Iliusi  Laomedoni e deri te Priami.

Të shofim ketu vijen trashigimtare tëfamiljes mbretnore trojane:


                                     Dardanosi


                                      Eriktoni


                                        Trosi

IIliusi ================================ Azarraku


Laomedon =============================Kapis


Priam ================================Ankiz


Parisi- Hektori- Kasandra- Polidori================ Eneu


Qe pra si na shfaqet familja mbretërore trojane që nga shekulli XIV deri ne shekullin e XIII-të para Krishti. Është e vertete kjo  se në një faqe Shlimani i permend familjen trojane duke thënë se kjo dinasti dhe ky popull ka ardhur diku nga Ballkani....


Pas një pune intensive, tri vjet me radhë, Shlimani zbulon jo një por nëntë shtresa te Trojes  të ngritura njera mbi germadhat e tjetres. Një civilizim i vjeter prej më së 4000 vitesh. Mirëpo vetem ne Trojen numer VI të  Shlimani gjen disa prova të zjarrit ku dhe bindet se aty ka gjetur Trojen Homerike. Një mbremje derisa puntorët kishin nderprerë punen ai bën një shetitje  mbi muret e Trojes siper germadhave te posa zbuluara  dhe papritmas "gjoja" se paska  hasur  në një arkë prej druri ku në te gjen thesarin e njohur qe ai menjehere e pagëzon "Thesari i Priamit" !

Aty mbrenda në kete ark druri gjen një diadem të mrekullueshëm prej ari të gershetuar me fletë dushku, jo ma pak se "dymbëdhjetëmijë" (si në shifren mitike-fetishe qe permendet shpeshehere  në kënget kreshnike shqiptare numri 12 000)...

Mbetej tani veshtirsija më e madhe se si ta largonte këtë thesar largë syve te puntorve...E fton te shoqen e  tij Sofien një greke me origjinë thuhet se ishte arvanite  me te cilen posa ishte martuar, dhe kur ia tregon tërë atë thesar ajo mbetet pa mend !

"-Ç'ka do t'iu themi nesër puntorëve?" - e pyet ajo.

"-Ti neser do t'iu dalesh perpara dhe thuaju se -burri im e ka sot ditlindjen..."
Mirëpo sot dihet fare mirë për aventurat e ketij thesari i cili fshehurazi kalon nga Turqia, pra në mënyrë ilegale dhe  pa e vrejtur askush ku më parë ai  kishte paguar ca lira ari  një zaptie qe duhej ta mbikqyrte Shlimanin dhe shumë lehtë e kalon perandorin osmane.  Mbi këtë zbulim te rensishëm  merret vesh disa ditë më vonë nga një artikull i një gazete greke ku thuhej se Shlimani paska gjetur Trojen dhe thesarin e Priamit !

Nga Greqia Shlimani ikën mënjëhere në Gjermani tek kaizeri  Bizmark, se tani autoritetet turke i kerkonin llogari se ua ka vjedhur thesarin në token e tyre. Turqit s'kishin kurrfarë prova shkencore se ai thesar është gjetur në territorin turk por ishin të bindur vetem sipas deklarates qe kishte dhënë vetë Shlimani në gazeten greke. Tani ishin acaruar marrdhenjet edhe ne mes Turqis dhe Prusis.
Shlimani rrefuzonte  t'ia kthejë thesarin  Turqisë. Pas një procesi gjyqësor Shlimani denohet dhe detyrohet t'i pagujë asaj disa mijëra flori dhe procedura mbyllet njëherë për njëherë. Deri para vitit 1993  askush nuk e ka ditur se ç'u bë me "Thesarin e famshëm të Priamit".... Me t'u rrezuar Muri i Berlinit, gjermanet filluan t'i kerkojnë relikat e tyre neper muzetë e ndryshëm te Rusisë ku rastësisht një ekip has në thesarin e famshëm të Priamit.

Mësohet pastaj se pas bombardimeve dhe renjes së Berlinit më 1945 nga ruset këta  e  rrembejn këtë thesar gjoja  si plaçkë lufte edhe më shumë gjesende tjera e vepra arti dhe e strehojn në muzeun "Hermitazhë" ku gjindet edhe sot në shën Petersburg. Prapë edhe pas 120 vitesh posa u perhap  lajmi permes medjave AFP se u gjet "thesari i famshem i Priamit"  turqit ngrenë zërin dhe revendikuan menjëhere vazhdimisht këtë trashigimsi  kulturore qe sipas ligjit iu takon atyre. Mirëpo nga ana tjeter ruset iu pergjigjen "neve nuk do t'ia kthejmë askujt as gjermanve e as turqve". Derimë sot kjo procedur është mbyllur keshtu  ky thesar ngelet në rusi per gjithëmon si plaçkë e luftes se dyte botrore.

Për të vertetuar se a është ai thesar me të vertet i kohes së Priamit apo jo disa shkencëtarë gjermanë kanë marrë leje per ta analizuar në karbon 14 dhe rezultati del për habinë e të gjithë shkencëtarve të botës se ai thesar i perket periudhes së vjeter, nja 1000 vjet para luftes së Trojes!!!
Pra pa ditur  fare se nga cila periudh  rridhte ky thesar zbulimi i Shlimanit  del gënjeshtër, ndoshta nga mos dija e tij apo ishte përgatitur i teri ky plan nga një rrjet grek per të çuar hi ne syt e botes se edhe e tërë Azia e Egjeu ishin greke §
Sipas njohjes së ketyre rrethanave te asaj kohe  dihej fare mirë se Sofia që ishte edhe grua edhe komplicë i Shlimanit se edhe maskën e gjetur dy vite më heret në Mikenë nga Shlimani, greket menjëhere e hapen lajmin se u gjtë maska e famshme e Agamemnonit, bashkëkohës i Priamit. Mirëpo sot më zhvillimin e shkences dhe teknikes veshtirë është ti iket se vertetes. Po për çudin greke ata  ende  deri me sot  nuk kan pranuar të analizohet maska e Agamemnonit para shkenctarve te huaj !
A thua Pse?
E treguam me siper se "thesari i Priamit" i quajtur keshtu nga Shlimani paska një origjinë më të vjeter për 1000 vite se sa lufta e  Trojes aty  rrethë vitit 2250 para krishti e jo 1250 siç mendohet se lufta e Trojes është zhvilluar në ketë periudh. Nese e analizojmi mirë pra as figura prej ari e te famshmit Agamemnon nuk i takon periudhes se luftes së Trojes por më heret dhe per atë greket nuk do pranojn kurrë te shpaloset kjo e vertetë.

Është për tu habitur se si u gjeten në te njejten kohë edeh maska e Agamemnonit dhe "thesari i Priamit" dy protagonisteve kryesor te kesaj lufte dhe se me e keqja na del që "thesari i Priamit" qenka me i vjeter per 1000 vite atehere edhe maska e Agamemnonit duhet te jete e njejtes epokë edhepse nuk jan gjetur ne te njejtin vend mund te dyshohet diçka tjeter; një plan ne mes Shqlimanit dhe autoriteteve greke qe te perhapin këtë zbulim senzacinel në dobi te grekve edhe me mashtrime.
Një specialist i biografis së Shlimanit në një revist pariziene shkon aq larg sa qe thotë se ka mundësi qe ky thesar të jetë blerë diku në Ballkan nga ndonjë tregtar. Ndersa gjatë një bisede me një artist turk, ai më bindi se Shlimani paska kaluar edhe nepër Ballkan e ndoshta edhe në Kosovë !
Sipas kesaj deshmie  thuhet në një liber ku pershkruhet udhëtimi i Shlimanit nëper Kosovë dhe se ai libër mban titullin "Njerëzit, mbretërit dhe perenditë"

  Tani pra nuk është në pytje se, a është apo nuk eshtë ky thesar i kohes Homerike por në pytje është se nga rrjedh ky thesar i famshëm dhe cilit civilizim i ka takuar me keto stolisje te rafinuara prej fletesh dushku prej ari e te lidhura njëra pas tjetres me 12 000 kapce prej ari prodhuar diku afër  1000 vite para luftes së Trojes !


1. Nxjerrë pjesërisht nga: Jeta e Homerit sipas Madamme Dacier


 Dardan
 A ka ekzistuar Homeri ?

Lucieni i Samosatës në shekullin e II-të pas erës sonë e imagjinon një takim,  një intervistë me Homerin në librin e tij, “Ngjarje të vërteta” ku shprehë kënaqësinë se ky takim imagjinativë më Homerin do jepte rezultate të frytshme për lexuesin ku në këtë kohë çdo grekë si dhe latinë digjej nga dëshira për tê njohur të vërtetën se, nga cili vend e kishte prejardhjen Homeri, prandaj Lucieni në një takim që pati më të në një ishull, ia shtron këto pyetje Homerit







Nga cili vend jeni ?

- Edhe sot e di që shumica interesohen të dijnë se nga cili vendë jam, e di që disa mendojnë se jam nga Shios, tjerët nga Smirna, shumica mendojnë se jam nga Kolofoni. Mirëpo, në realitet unë jam nga Babiloni, ku bashkëqytetarët e mi nuk më thërrisnin Homer por Tigranë! Pastaj, i dërguar si pengë, (që do thotë homeros) tek grekët, kam ndërruar emrin.
Kur e pyeta se, a i keni shkruar ju, vetë me dorën tuaj këto vargje, ai mu përgjigj:

Homeri






















- Po, vetë unë më dorën time!

  Pa dyshim se Iliada e Homerit i bëri Dardanët të pavdekshëm përmes këngëve të kësaj vepre letrare por, edhe para Homerit, i cili besohet se jetoi në shekullin e IX-të para Krishtit, dardanët ishin të përmendur në fyshekët e hieroglifëve egjiptase, ku në vitin 1295 morën pjesë përkrahë Hititve në betejën e Kadeshit kundër faronit Ramsez II, ose së paku 50 vite para luftës së Trojës. Mirëpo dardanët i hasim më këtë emër edhe pas rënies së Trojës, në Eolidë, pra Azi të vogël, derisa këto vise në shekullin e V-të para Krishtit ishin të pushtuara nga persët, Ksenofoni e përshkruan një ngjarje të rëndësishme në lidhje më një princeshën Dardane te quajtur Mania, që sundoi në Eolidë rreth vitit 400 para Krishtit, ose së paku 400 vite pas Homerit. Pra si e shohim, për ekzistencën e dardanëve kemi dëshmi se ky popull ekzistonte dhe nuk ishte shuar pas rënies së Trojës, pra Ksenofoni na e lejon të bazohemi në këtë dëshmi.
Sipas të dhënave tek disa studiues të njohur rreth biografisë së Homerit mendojnë shumica se, këto dy poema, rapsodë të famshme “Iliada” dhe “Odiseu” nuk janë të shkruara kurrsesi në greqisht por në gjuhën joniane. T’ ju kujtomi pak më tej se jonianët u shpërngulën (emigruan) nga brigjet e detit Jonianë, përafërsisht  rreth 140 vite pas rënies së Trojës dhe u vendosën në brigjet e Azisë (Turqi e sotme) ku kjo koloni joniane ruante ende gjuhën e të parëve të tyre.
Pra, si e shohim, ka mundësi se jonianet ishin të shtyrë nga dyndjet Doriane të cilët historia i njehë menjëherë pas luftës së Trojës në Ballkan pra që nga 1200 para Krishtit, Dorianët te dalur nga fiset ilire të mesit të Shqipërisë, pushtuan dhe shemben Mikenen, por nuk u ndalen me kaq, ata u sulen mbi të gjithë ishujt e Egjeut derisa u ndalën në Kretë. (lexoni shënimin tjetër; “gurnia dhe mallia doriane)

Ku lindi Homeri ?

Homeri lindi në Kyme, ishull që shtrihet në brigjet e lumit Melese, kështu që edhe sipas këtij lumi e ëma e tij e emëron më emrin Melezigen çunin e tij, mirëpo me vonë e merr emrin Homer në momentin kur ky ia fillon të punonte si arkatar për senatin e qytetit Kyme, megjithëse sytë me vone kishin filluar ta linin atë…
Me emrin Homer në greqishte nuk identifikohet askund më parë ky emër, dhe një gjë tjetër, duhet marrë parasysh se, Homeri asnjëherë nuk e ka shkel Greqinë kontinentale të atëhershme në Athinë dhe nuk mund të themi se ai dinte te fliste greqisht derisa ishte ionienë dhe shkruante një gjuhë e dialekt krejt tjetër…
Kah fundi i jetës së tij më në fund disa miq të tij e këshillojnë që të shkoje në Athinë për ti shkruar vargjet e tij edhe në gjuhën greke mirëpo fatkeqësisht që gjate këtij udhëtimit për ne Greqi, Homeri vdes në ishullin Io dhe aty varroset si poet ionien.

Homeri 1












Që në moshën e re Homeri kishte bërë udhëtime te shumta, që nga brigjet e Afrikës Spanjë dhe Egjipt.

Këtu në Egjipt ndalet një kohë të gjatë ku merr të gjitha njohuritë e duhura që pastaj edhe i transmeton përmes “iliades” e “odises” gati të gjitha perëndit e huazuara egjiptase ku më vonë marrin hovin këto perëndi edhe në mbarë Greqinë antike.
Madje derisa kishte qëndruar një kohë të gjatë në Egjipt, Homeri mëson nga priftërinjtë aq shumë për Parisin dhe Helenen sa që nga ky çast menjëherë aty fillon ideja që të kompozoj poemën “ILIAS” që më vonë e njohim “iliada” titull ne emër të qytetit të Frigjisë, që i kishte dhen Ilius, i biri i Trosit që ishte nipi i Dardanosit te Madh, themeluesit te kësaj dinastie të famshme të ardhur dikur nga Dardania e Ilirisë pellazgjike që kishte migruar për në Frigji diku rreth 1450 para Krishtit.

Pra qytet Ilion njihej më shumë në atë kohë se sa më emrin Troja qe kishte marr këtë emër vetëm me ardhjen e Priamit si mbret i fundit i dinastisë dardane qe vjen pas ne fron pas Laomedonit tiranik !
Laomedoni njihej se ishte një mbret koprrac e tiran pastaj njihet se ai kishte ambicie tjera sa që donte që emrin e babait te tij Ilius ta injoronte dhe t’ia vë emrin këtij qyteti Laomedonia, mirëpo Laomedoni ashtu si edhe e kërkonte e pëson keq nga Herakleu i cili e gjykon me vdekje për një tradhti që i kishte bërë heroit. Laomedoni i kishte dhuruar Herakleut një kali jo nga fara e atyre kuajve të famshëm qe posedonin prej gjeneratash dardanet dhe ruanin me xhelozi farën e këtyre kuajve të pavdekshëm… Pra, Laomedoni i kishte dhuruar heroit një kali te rrejshëm sa që menjëherë në rrugë për Kolshid kali ngordh dhe Herakleu i zemëruar kthehet në Trojë (Laomedonia) ku e vret mbretin Laomedon si ndëshkim për këtë tradhti masakron Laomedonin…

Po e shtjelluam hollë, e gjithë tragjedia trojane fillon nga kjo tradhti e Laomedonit dhe përfundon me shkatërrimin e Trojës…
                                                                             
                                                                                                                                                                  Nga dorëshkrimet e Homerit mjerisht se ne nuk ka arritur deri tek ne asnjë faqe e shkruar !

homer 2














I vetmi libër apo dorëshkrim që ka arritur të mbijetoje ishte një dorëshkrim latin i gjetur ne shekullin XII-të pas Krishtit prej të cilit pastaj kopjohen disa libra ne gjuhë të ndryshme. Disa pjesë duke kaluar dorë pas dore e zbukurim pas zbukurimi më në fund sot “Iliaden” dhe “odisen” në këtë gjendje, si poemat e para Europiane.

Desha të shtoj se gjatë qëndrimit te tij ne Itakë Homeri qëndron një kohë të gjatë tek një pasanik i madh me emrin Mentor, i cili i rrëfen jetën e Uliksit, odiseut dhe nga ky çast fillon të kompozon vargje me shkrim, me titull “ODUSSEIA”.

Por edhe ne ishullin Shio (chio), afër Smirnise (bodrumi i sotëm në Turqi) aty e takon një bari me emrin Glokos, po ashtu edhe ky si dhe Mentori janë emra te pastër ilirë, qe Homeri i çmon këta dy persona të çmuar që luajtën role në kompozimin e këtyre dy veprave duke i përmendur në vepra, si personazhe të rëndomtë, por iu kushton homazhe.
Prandaj s’ka dyshime se Homeri ka burime nga ilirët ose pellazgët. Të njëjtën gjë priftërinjtë Egjiptas te cilët i rrëfejnë Herodotit kur ky viziton Egjiptin 400 vjet pas Homerit, po te njëjtat fjalë si i kanë thënë Homerit se Parisi dhe Helena kanë dashur te strehohen ne Egjiptë por nga frika qe mos te hyjnë ne lufte me qytetet greke, egjiptasit i thonë Parisit që të largohet nga vendi i tyre se nuk duan të bien në konflikte me Akejët.
Për jetën e Homerit me se miri ka shkruar Herodoti por edhe Straboni dhe Aristoti mirëpo një studim te veçantë i kushton Madam Dacie ne këtë studim me titull: “Jeta e Homerit”….


Këtu në vijim të njihemi edhe me mendimin nga studiues shqiptar dhe zgjodhëm parathënien për Iliada nga Dr. Engjëll Sedaj:

Çështja Homerike

Interesimi për Akilin dhe personazhet e luftës së trojës zgjojnë interesim në aspektin historikë edhe tek literatura shqiptare siç zgjojnë interesim edhe shumë vende e fise që i këndon Homeri. Disa prej këtyre momenteve historike kanê zgjuar vëmendje edhe tek periudha e Rilindjes Kombëtare në shekullin XIX-të në historiografi si dhe literaturën artistiko letrare duke e ndjekur hipotezën Pellazgjike dhe më disa teori të tjera mbi lashtësinë e popullit shqiptar, prandaj edhe thuhet se lajmet e para mbi fiset ilire dhe vendin e tyre i gjejmë në poemat e Homerit.
Pellazgët ishin objekt studimi jo vetëm i studiuesve shqiptarë por edhe i të huajve, të cilët janë mbështetur më së shumti në të dhënat e Homerit mbi ata pellazgët hyjnor që janë në lidhje edhe më popujt tjerë, disa prej tyre kanë mbetur të panjohur dhe krejt mitikë.

Prej tyre, si pellazgjike në këngët homerike përmenden edhe këto fise tjera; kaonët, thesprotët, kasopejtë, molosët, atamanët, anafilokët, aithikët, orestët, antinanët, enienët, euritanët etj. Homeri thotë sipas këngëve në “Odisea” se, vetëm në Kretë banonin pesë fise me gjuhë të ndryshme, që janë; eteokretasit, kydonët, akejtë, dorianët dhe pellazgët, kurse në Iliadë këndon:

 tro










 “Në breg të detit kanë zënë vend kerianët dhe ata peoenët harklakuar lelegët, kaokonët diva me pellazgë…”

Bashkë me pellazgët, në këngët homerike ndeshën edhe fise tjera, kështu që nuk mund të lokalizohen në një vend të caktuar në Greqinë antike, por si të shpërndarë në Kretë, Thesali, Epir, Mikenë dhe vende tjera.
Pra e vërteta është se, edhe autorët tjerë antikë i zënë n’gojë pellazgët e vjetër kështu që për studiuesit e mëvonshëm mendimet dhe të dhënat e tyre u kanë shërbyer për ti përforcuar dhe për t’i bërë më të sigurta të dhënat legjendare e mitike mbi ta.

Mirëpo, studiuesit kanë konstatuar se elementet etnike të botës homerike në pjesën dërmuese janë më të vjetra se ajo e kohës së Homerit, gjë që ai është detyruar t’i përmendte popujt e lashtë paragrekë, prej të cilëve shumë shpesh pikërisht pellazgët t’i përcaktonte si një popull jo grekë.
Prandaj edhe elementet etnike të pellazgëve janë krejt të panjohura, të padefinuara mirë si edhe vetë koncepti pellazgjikë më këto elemente mitike, siç u tha më sipër, si një popull hyjnor, sado që ata në Luftën e   Trojës kanë mbajtur anën e trojanëve.
Si e shohim, paraqitja e pellazgëve në këngët homerike bëhet me disa kundërthënie. Këtu zakonisht behët edhe dallimi në mes të Akilit dhe Agamemnonit, jo vetëm se këta dy nuk merren veshë mes veti për shkak të një vajze, por më siguri se këta dy vinin nga dy botëra të ndryshme.
Pra duhet thënë gjithashtu se edhe në traditën e një literature të pasur, qoftë nga periudha e rilindësve shqiptarë, qoftë edhe më vonë, dalin disa personazhe të këngëve homerike, historikisht më të afërta, si kur është fjala për Akilin, ashtu edhe për Zeusin pellazgjikë të Dodonës.
Në fakt, pikërisht në Dodonë, si të themi, janë shkolluar protagonistët kryesorë të këngëve homerike; Akili dhe Odiseu, ku Akili i drejtohet Zeusit më këto fjalë; “Mbret i pellazgëve e i Dodonve, o Zeus, ti që nga larg sundon edhe Dodonën “ …këto vargje e kanë motivuar edhe Naim Frashërin.



 ona












Si e shohim, pa dyshim se studiuesit në asnjë pikëpamje nuk mund t’i vënë këngët homerike në shërbim të Ilirologjisë më tepër se me të dhënat e shumta mbi dardanët. Prej Homerit e deri më sot Troja dhe heronjtë e   luftës së saj kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm të letrarëve, piktorëve e artistëve tjerë, por edhe vëmendjen e arkeologëve dhe të historianëve në përgjithësi. Mirëpo, nga hulumtimet e gjertanishme nuk mund të thuhet se janë arritur rezultate përkitazi më ndriçimin e elementeve etnike të trojanëve, të cilët Homeri i quan edhe më emrin dardanët. Në disa raste Homeri bënë dallimin etnik në mes trojanëve e dardanëve si në këngën VII-të këtu; “Trojanë, dardanë, më dëgjoni dhe ju aleatë…”Së fundi, edhe vetë emërtimet e ndryshme dëshmojnë dallimet e këtyre dy popujve të Frigjisë.

Duke përfunduar këtë fjalë të hyrjes për monumentin më të madh të letërsisë klasike greko romake, duhet thënë se nga eposet e Homerit, kanë mësuar artin e bukur dhe dijen të gjitha gjeneratat dhe të gjithë njerëzit e ditur në trevën Europiane dhe më gjerë.
Në këtë mënyrë mund të thuhet se edhe vetë Iliada me mitet dhe legjendat e begatshme të saj, paraqet një internacionalizim të vërtetë dhe i bashkon jo vetëm poetët e artistët e botës por edhe popujt dhe kulturat e tyre: ky bashkim bëhet në një mënyrë më të natyrshme se që i bashkojnë popujt dhe kulturat e ndryshme librat ideologjikë e fetarë.
Pikërisht këtu qëndron edhe vlera e madhe artistike e këngëve homerike.
Prandaj, si përkthimi dhe botimi i parë integral, ashtu edhe ky botim i përkthimit të ripunuar i Iliadës nga Gjon Shllaku, i cili u realizua për të parën herë në Prishtinë, shënon një datë të rëndësishme për kulturën shqiptare përgjithësisht, e sidomos për letërsinë Europiane, sigurisht kulmore do jetë edhe në gjithë letërsinë e përkthyer shqiptare.
Një meritë e veçantë dhe lëvdatë i takon z. Abdullah Zeneli për iniciativën dhe nismën e mbarë të tij që në ndërmarrjen botuese “Buzuku” të botohet kjo vepër madhështore e artit letrar, me shpresë se ky poet e adhurues i madh i letërsisë së shpejti do tê vijoje punën edhe më botime të veprave tjera nga antika.
DR. Engjëll Sedaj
Nxjerrur nga “Iliada” përktheu Gjon Shllaku, botimet Buzuku 2006 Prishtinë

2. Dr. Engjëll Sedaj: Çështja Homerike

Edhe une jam i bindur  qe keto dy poema, rapsode nuk jane te shkruara ne greqishte por ne gjuhen ioniane, pra kur e dijm se ionianet u shperngulen nga brigjet e detitt Jone, rreth 140 vite pas ramjes se Trojes, ky popull atje ne brigjet e azie filloi ende te fliste gjuhen e te parve, qe dihet se ionianet dhe Doret flisnin ilirishte me se e sigurte se sa grqishtë. Homei lindi ne Kyme,  ne brigjet e lumit Meleze dhe keshtu e emron e ema e tije me emrin Melezigen dhe krejt me vone e merr emrin Homer kur ia fillon te punonte  si trezorie pere senatin e qytetit  Kyme megjithse syt e kishin lene.
Me kete emrin e quajtur homere, aspake ne greqishte nuk  identifikohet ky emer, por ne ionien. dhe nje gje tjeter homeri asnjehere se ka ven kemben ne greqi as Athinë. Kah fundi i jetes se tije e kshillojn te shkoje ne Athinë mirepo gjate ketij udhtimit vdes ne ishullin Io dhe aty vorroset si poet.
Qysh ne moshen e re homeri kishte bere udhtime te shumta, qe nga brigjet e Afrikes Spanjë dhe Egjiptë.

Ketu në Egjipt ndalet nje kohe te gjate ku merr te gjitha njohuritë e duhura qe pastaje edhe i transmeton permes "iliades" e "odises" gati te gjitha  perendite e pastaj marrin hovin edhe ne mbare greqinë.
Madje ne Egjiptë meson aq shumë pere Parisin dhe  Helenen nga prifterijt egjiptase sa qe nga ky qaste i lind ideja qe te kompozoje poemen  "ILIAS"  "iliada" ne emer te qytetit te Frigjise, qe i kishte dhen Ilius, i biri i Trosit e ky Trosi ishte nipi i Dardanosit te Madh, themelusit te kesaj dinastie te ardhur nga Dardania e ilirise, naga ballkani afer 1450 para krishti.
Pra qyteti ilion njihej më shumë  se sa Troja,qe kishte  marrur kete emer me ardhjen e Priamit, djalit te Laomedonit ne krye. Laomedoni kishte ambicje edhe  ai qe kete emrin e babait te tije, Ilion,ta ndrroje dhe t'ia ve emrin Laomedonia, por ky e pson keq, se  Herakleu e mbyt pere nje tradhti qe dihet pere shkak te nje kali qe i kishte dhen heroit e ky kali ishte jo prej asaj races qe i kishte premtuar Laomedoni....
Poe shtjelluam hollë, e gjithe tragjedia trojane fillon mu nga kjo tradhti e Laomedonit e qe perfundon me shkatrrimin e Trojes....

Nga dorshkrimet e Homerit mjerishte,  nuk ka arritur deri tek ne asnje faqe e tije ! I vetmi liber qe ka arritur te mbijetoje  ishte nje dorshkrim latinë i gjetur ne shekullin XII, pas krishtit ku nga ky liber kopjohen libra ne gjuhe te ndryshme dhe ate ne disa pjese duke kaluar dor pas dore dhe zbukurim pas zbukurimi kemi sot iliaden dhe odisen ne kete gjendje, si poemat e para europiane.
 Desha te shtoja se gjate qendrimit  te tije ne Itakë, Homeri  qendron nje kohe te gjatë tek nje pasanike i madh me emrin  Mentor, i cili i rrefen jeten e Uliksit, odiseut dhe nga ky çastë fillon te kompozon vargje me shkrim, me titull "ODUSSEIA".

Por edhe ne ishullin Shio, afer Smirnise( bodrumi i sotem ne turqi) aty e takon nje bari me emrin Glokos, qe posi edhe Mentori janë emra te paster ilirë, qe Homeri i çmon keta dy persona të çmuar qe luajten role ne kompozimin e ketyre dy veprave duke i permendur ne vepra, si personazhe te rendomtë, por iu kushton homazhe.
Prandaj s'ka dyshime se homeri ka burime nga iliret dhe prifterit Egjiptas te cilet i rrefejn Homerit, poashtu edhe Herodotit kur ky viziton Egjiptin 400 vjet pas Homerit, po te njejtat fjale si i kan then homerit se Parisi dhe Helena kan dashur te strehohen ne Egjiptë por nga frika qe mos te hyjn ne lufte me qytetet greke, egjiptasit i thojn parisit qe te largohet nga vendi i tyre se nuk dojn te bien ne konflikte me Akejet per jeten e homerit me se miri ka shkruar herodoti por edhe Straboni dhe Aristoti.

Nxjerrur pjeserisht nga  :madame Dacier

Përshtatur për Renesancën ilire nga: Dardan Leka


Burimet   janë  nxjerrur  nag Fjalori i Iliades  Gerar Watlette univ Liege. Biblioteka  St-Génviéve Paris,   Beteja e Kadeshit  nxjerru nga një  blog  në  internet; Bataille de Quadesh,  perktheu dhe pershtati kreksi 2011