jeudi 17 mai 2012

ILIADA nga Homeri Kënga e II të


ILIADA nga Homeri Kënga e dytë:
Nxjerrur  nga Iliada Botimet Gjon Buzuku 2007  perkthim nga Gjon Shllaku

=====Kënga ====II==========

Tani ju, o muza, që n'Olimp banoni,
dhe si hyjnesha para syve keni
çdo send dhe nuk ju mbetet gjë pa ditur,
tregomni prijsit edhe princat dànaj,
të cilët ne kurrë parë me sy s'i kemi,
por kemi ndier lavdinë pamort të tyre.
Të gjithë kreshnikët që në Trojë luftuan
nuk do të mundja t'i përmend me emër,
sikur dhjetë gjuhë edhe dhjetë gojë të kisha
zë t'pashteruar dhe krahror prej tunxhi,
mos t'm'i kujtonin Muzat e Olimpit
-bija të Zeusit shqytamadh – fatosat
që n'Ilion erdhën luftë t'u hapin trojasve.
=============================
Beotëve u prinin Lejti e Peneli,
Arkesilau, Protoenori e Kloni,

dhe atyre shokve që banonin n'Hirje
n'Aulidë shkëmbore dhe në Skerë e Skolod,

dhe n'Eteonin me lugina e pyje,
në Tespje e Grajë e Mikales të hapët,


dhe atyre tjerëve që rreth Harmës rronin,
n'Ilès dhe Eritre e n'Eleonë banonin,
n'Hilë, Okalé e Peteon u rritën
në Medeonë me ledhe madhështore,
t'tjerëve nga Kopa dhe Eutrezi e Tisba
n 'zë për pëllumba dhe nga Koronea,
prapë tjerë nga Aliarti i pasur me kullota

dhe nga Platea, tjerë n'Glisant banonin
dhe n'Hipotebë me ledhe madhështore,

ata nga Anhesti i shenjtë, ku Posejdonit
kushtuar kishin prozhëm madhështor.

Dhe ata nga Arna e veshur plot me vreshta,

dhe nga Midea e Nisa e shenjtëruar,
dhe nga Antedoni ndër kufij të skajshëm,
në Trojë velëzuan me pesëdhjetë anije,
dhe në secilën djemtë e Beotisë
plot nga njëqind e njëzet veta hipën.
Et ata që rronin n'Orkomen të minëve
dhe Aspledon në krye Jalmenin kishin
me Askalafin, dy pinjoj të Aresit,
që i lindi Astioka në saraj t'Aktorit,
birit t'Azeos. Vasha e nderuar
në pod të epërm, ku ish dhoma e çikave,
ra në shtrat tinëz, me të tetëdhjetë anije.
Skedi e Epistrofi bijtë e Ifit Naubolit
në krye u prinin çetave fokeze,
që n'Kiparis e në Pitonë shkëmbore
i kishin trojet dhe në Daulide; dhe atyre
që në Jampol e Anemoré banonin,

tjerëve që rronin në breg të Qefizit
me rrjedhë hyjnore, e tjerëve që banonin
në trevë t'Lilajës, ku buron Qefizi.
Erdhën në Trojë me dyzet barka t'murme.
E ata i vendosën çetat e fokezve
në krah të majtë pranë çetave beote.

Lokrezve u printe i shpejti Ajaks Ojliadi
me trup i vogël, madje shumë i vogël
krahas Ajaksit, birit t'Telamanit.
Nga shtati i paktë mbante pancir prej liri:
por n'hedhje heshte ua kalonte akejve
dhe panelenve. Ajaksi u printe burrave
t'ardhur nga Kyni, Opunta dhe Kaljri
nga Besja e Skarfi dhe Augea e këndshme,
nga Tarfa e Troni i bregut të Boagrit.
Dyzet anije me Lokrezë e ndoqën,
që i kishin trojet tej Eubesë hyjnore.
Në krye t'Abantve trima të rrëmbyer,
që u shtrihej fisi ç'merr Kalkida e Eubea,
Iretrja e Histea e veshur plot me vreshta,
dhe Qerinti buzë detit dhe qyteza
e lartë e Dios dhe Karisti e Stira,
u printe Elefenor Halkodontiadi,
pinjoll i Aresit, princ shpirtmadh i Abantve,
trima të shpejtë me leshra derdhur n'supe,
shtizorë me nam që u digjej shpirti e zemra
në gjoks armiqve t'u thyenin przmoret,
i ndoqën pas me dyzet barka t'murme.



Ata që erdhën nga qyteti i Athinës
me ledhe t'forta, ku sundoi shpirtmadhi
Erekteu, t'cilin nëna tokë e lindi,
dhe vetë hyjnesha Athinà e rriti
dhe e vu sundues në tempull t'saj të pasur,
e atje athinjotët për çdo mot që endej
qindra kurbane qengja e dema i truanin,
kapedan kishin Menesté Petidin.
Asnjeri i gjallë në botë si ai nuk dinte
të radhitë qerre e burra me mburoja.
Vetëm Nestori, i thyer nga mosha, i qasej.
Dhei shkuan pas me pesëdhjetë barka solli
Ajaksi i madh, pranë athinjotëve i vuri.
E ata që erdhën nga Tirinti e Argos,
ng Ermiona e Asina n'gji të detit stisur,
dhe nga Trezeni, Ejona e Epidauri
mbushur me vreshta, dhe ata që erdhën
nga visi i Akajës, nga Maseta e Egina,
kishin për prijës Diomed zemërtrimin
dhe djalin n'zë të Kapaneut, Stenelin,
t'tretin Eurialin posi hy të pashëm,
djalin e mbretit Mekist Talajonit.
Në krye të gjithëve printe Diomed trimi.
Dhe i shkuan prapa me tetëdhjetë anije.
E ata që rronin n'Mikenë kreshnike,
n'Korint të pasur dhe Kleonë të hijshme,
dhe ata që trojet në Orné i kishin
dhe n'Aretirë të këndshme dhe të lume,
e në Siqion, ku Adresti sundoi s'pari,
n'Iperezi e Gonoesë të egër,
dhe në Pelén e Egialé banonin,
n'Egion dhe fushën e pamasë t'Elikës,
mbretin e madh Agamemnon ATRIDIN
kishin për prijës n'krye t'njëqind anijve;
mbi të gjithë ishin më t'shumtë e më trimi.
Shkëlqente Atridi i veshur me armë tunxhi,
dhe krenar shquhej mbi të gjithë fatosat,
se ish më i forti e meushtri më t'madhe.
Laqedemona me lugina e male,
Fari e Sparta e Mesa e pëllumbave,
Brisja e Augea e këndshme dhe Amikla,
edhe qyteti bregdetar i Helos
dyndën ushtri si Laja e pllaja e Ojtillit;
atyre u printe Menela zëmadhi.
Në Trojë u sulën me gjashtëdhjetë anije
veçmas nga ushtria e Agamemnonit.
Duke u dhënë zemër, përmes tyre bridhte,
se mbi të gjithë ai digjej t'merrte hakun
për brenga e dhunë që hoqi për Elenën.

E ata që ishin ng krahina e Pilo
dhe Arena e këndshme dhe nga fusha e Trios
në va t'Alfeut e nga Epia e hijshme,
e ata që rronin në Kiparisiente
dhe mfigené në Pteleon e Helos,
në Dor – ku muzat, ndeshur me Tamirin,
këngtarin thrak, që vinte prej Ekaljes
nga shpia e mbretit Eurit Ekalenit,
ia mbyllën gojën dhe ia shojtën këngën,
pse e mburrte veten që për këngë ua dilte
edhe vetë muzave, bijave t'Zeusit,
e ato zemruar e bënë qorr dhe i hoqën
mjeshtrinë e shenjtë të këngës dhe kitarës.
Nestor Gerensin burrë me nam prijs kishin,
pas tij radhitën plot nëntëdhjetë anije.

E ata që rronin n'Arkadi rrëzë malit
thikë të Kilenës pranë varrit t'Epitit,
ku përherë lindin kordhëtarë fatosa,
e ta që ishin nga Orkomena e pasur
me tufa dhensh e nga Faneu e Ripa,
Stratia e Enispa që e rrahin erërat
e nga Egea e Martinea e këndshme,
dhe në Stimpel e Parrasi banonin,
kapedan kishin mbret Agapinorin,
birin e Ankeos me gjashtëdhjetë anije.
Secila kishte shumë arkadë fatosa,
fort të dëgjuar në mjeshtrinë e luftës.
Mbreti i kreshnikëve Atridi atyre u fali
flluga shumërremash t'i bien detit turbull,
pse me punë deti s'ishin marrë asfare.²²

Ç'merrte Buprasi dhe hyjnorja Elidë,
treva e Hirminës dhe Mersini i skajshëm,
Olenia shkëmbore dhe Alisi,
kishin për prijës katër kpedanë.
Çdo prijs udhëhiqte dhjetë galé të shpejta,
shumë prej epejve në to patën hipur.
Atyre u prinin Amfimaku e Talpi,
bijtë e Kteatit dhe Eurit Aktorit,
si prijs i tretë ish Djor Amarinkidi,
dhe prijs i katërt Poliksen hyjnori,
i biri i mbretit Agasten Augiadit.

E ata që ishin nga Duliku e Ekina,
nisi të shenjta, dhe tej detit rronin
përballë Elidës, kishin prijs Megetin
e rreptë si Ares, që Fileu e lindi,
File kreshniku, dashamiri i Zeusit.
Zemruar me t'anë,u arratis n'Duliko,
s'andejmi u nis me dyzet barka t'murme.
E qefalenve Odiseu u printe
dhe gjithë kreshnikëve që n'Itakë banonin,
dhe në Neritë me pyje degëmëdhaja
dhe në Krokilë dhe Egilipë gurore;
e ata që rronin në Zaqint e Samos,

dhe ata t'Epirit dhe bregdetit tjetër,²²²
të gjithë prijs kishin Odisé dinakun,
mendar si Zeusi. Me të n'Trojë velëzuan
dymbëdhjetë anije, fajkat lyer me t'kuqe.
Vinte Toanti, biri i Andremonit,
prijs i etolëve, që n'Pleuron dhe Oléne
e në Pilenë e Kalidonë shkëmbore
e në Kalkidën bregdetare rronin.

Ojné shpirtmadhi s'kish lënë djalë pas vetes,
pse i biri i vdiq, leshverdhi Meleagër,
kështu Toanti sundoi gjithë etolët,
që e ndoqën pas me dyzet barka t'murme.

Kretezve u printe Idomené shtizori,
e ata që n'Knos e në Gortinë shumëledhesh,
në Likt, Milet e në Likst vendosur
mbi shkëmb të bardhë, në Fest e Ryt, dhe tjerët
që rronin në Kretë me njëqind qytete,
kishin për prijs Idomene shtizorin
bashkë me Merionin si mizori Ares,
dhe u shkuan pas me tetëdhjetë barka t'murme.
E burri azgan Tlepolem Heraklidi
nga Rodi u priu nëntë fllugave të murme
me rodezë trima që në Rod banonin,
në Lind, Jalis dhe Kamir gurabardhi.
Atyre u printe Tlepolem shtizori,
që me Heraklin e përftoi Astioka.
Herakli i fortë e pat rrëmbyer nga Efira
anës Silentit, mbasi pat rroposur
shumë kala burrash që i rriti Zeusi.
Kur Tlepolemi u rrit n'atë truall të bukur,
dajën e vet të shtyrë në mot, Likinin,
fis me Arsénin, e pat vrarë pa dashje.
Shpejt ndërtoi barkë, një mori burrash mblodhi,
dhe arratinë tejembanë deti mori,
pse u tremb nga bijtë e nipat e Heraklit.
E mbasi hoqi në mërgim shumë t'zeza,
sosi në Rod, tri fise atje vendosi.
Dhe Zeusi i madh, sundues i njerëzve e i zotave,
me shpirt i deshi e begati u reshi.
Me tri anije erdh Nireu prej Simës,
Nireu, i bir' i Aglajes dhe i Karopit,
Nireu, që ishte më i pashmi i akejve,
t'ardhur n'Ilion, përveç Akil hyjnorit;
por ishte i dobët dhe pak veta e ndoqen

….Ata që rronin në ishujt e Nisirit
Kropatit, Kasit, Koos dhe n'qytetin
e Euripilit dhe nisi i t'Kalidnes
prijês Antifin e Fidipin kishin,
dy bijtë e mbretit Tesal Heraklidit.
Me ta u rreshtuan tridhjetë galé zgavra.

Ata që rronin n'Argun e pellazgëve ²²²² *
...me nam e zë, dhe trimat që banonin
n'Alop e Al, në Ftijë, Trikinë dhe Eladën e grave t'bukra,
që helenas quhen dhe mirmidoë e akej,
n'Trojë velëzuan me pesëdhjetë flluga, e kishin prijs Akilin.
Në krye t'Abantve trima të rrëmbyer,
që u shtrihej fisi ç'merr Kalkida e Eubea,
Iretrja e Histea e veshur plot më
vreshta, dhe Qerinti buzë detit dhe qyteza e lartë e
Dios dhe Karisti e Stira, u printe Elefenor
Halkodontiadi, pinjoll i Aresit, princ shpirtmadh
i Abantve, trima të shpejtë me leshra dredhur
n'supe, shtizorë me nam qe u digjej shpirti e zemra
në gjoks armiqve t'u thyenin parzmoret, i ndoqën
pas me dyzet barka t'murrme.

Ata që n'Trikë e në Itomë malore e n'ojkalé, qytet
i Euritit, rronin, prijës dy bijt e Asklepit, Podalirin
dhe Makaonin, mjekë te ndritur, kishin e tridhjetë
anije zgavra n'Trojë i ndoqën.
Tjerëve nga Ormeni dhe nga gurra e Iperjes
dhe nga Asterioni e Titoni, i veshur me borë
t'amshuar, Euripili u printe, i bir'i ndritur i
Evemon kreshnikut: dhe e ndoqen pas dyzet galé t'murrme.

E ata që ishin nga Gortina e Argisa, nga
Orta e Elona e e bardha Olosone, kapedan k
ishte Polipit luftarin, birin e Peritoos, që Zeusi
e lindi. Me Peritoon Ipodamia e ndritur e polli
atë ditë që zhbiu lubitë leshtore, i zboi nga Peli e i ngujoi n'Etikë.
Dhe Polipiti s'i udhëhoqi vetëm, por me
Leontin nga pinjojt e Aresit, dhe bir i trimit
Koron Keneidit, që zbritên n'Trojë më dyzet flluga t'murrme.

Njëzet e dy galé Guneu nga Oifi
solli me enienë e me perebë, që rronin
n'Dodonë, ku dimri bën më borë akuj,
me burra tjerë që rrojnë ndër fusha t'lagura
nga i këndshmi Titarez që t'kthjelltat ujra i derdh n'Pené,
por nuk perzihet fare më rrymë t'Penésë plotë vorbuj
ngjyrë argjendi dhe kalon sipër posi
vaj ulliri: buron nga Stiksi, ku betohen zotat.
Proté këmbëshpejti bir i Tentredonit magnetëve u printe,
qe i kishin trojet
perqark Peneut e Peljos me pyllnaja,
dhe e ndoqën n'Trojë me dyzet barka t'murrme.


Këta qenë prijsët dhe sundusit dànaj

Ose keta ishin ekipa e grekeve kunder Trojes !
Lajmëtarja Iridë me këmbë si era t'shpejta,
derguar nga Zeusi shqytamadh ia behu, t'ju sjellë
trojanve lajmin e trishtuar.
Pleq e të rinj për kuvend ishin mbledhur te
sheshi para dyrve të Priamit.
Pranë tij u qas këmbëshpejta Iridë dhe i foli,
në zë i shëmbllente birit t'tij Politit, me nam
për shkathtësi, qê tani ndodhej zbulues te
varri i lartë i Plak Esjetit e priste dànajt,
kur nga anijet t'dyndeshin.
Si ai e ngjashme i foli Iridë këmbêshpejta:
<< Ngaherë, o plak, t'pelqen me fjalë të zgjatesh
si në kohê paqe. Por një luftë e egër do të pelcas;
shpesh kam marrë pjesê ndër luftëra, po kurrë s'kam
parë një mori kaq të madhe, si gjethe pemësh e
kokrriza rëre, tani po sulen nëpërmes djerrishtës
ti bien qytetit, - Hektor, ngrehu e priti.
Kalaja e Priamit mbrënda ka shumë mbrojtës nga
vis t'huaja e me gjuhë te ndryshme.
Prandaj çdo prijs nën flamur të bashkojë trimat
e vet për luftë të armatosur.>>
Keshtu foli Irida e Hektori n'çast Iriden njohu,
dhe prishi mbledhjen pêr te rroku armët.

Portat u hapën, jashtë u turr polemi:
këmbësorë, kalorês,shumê potere krisi.
Një bokë e lartë para qytetit ngrihej
nê mes të fushës, hapur nga çdo anë,
të cilën njerëzit Batijé e quanin, dhe
zotat varri i trupëhedhurës; atje u rreshtuan besëtarë e teuker.

Hektor Priamidi i madh tarogzëtundësi
trojanve u printe e pas e ndiqnin prijsit me
mori popujsh rreptë me armê të ngjeshur,
që fort lakmonin të luftojnë me heshta.
Dardanëve u printe princ Ené Ankiziadi,
që me Ankizin Afrodita e lindi.
Ndonëse hyjneshë, me vdekëtar u mleks n'rudina t'Idés.
Ai nuk printe vetëm por me Arkelokun tok dhe
Akamantin, bij t'Antenorit të dy mjeshtër lufte.

Ata që trojët në Zelejë i kishin
në rrezë të vargut më tê skajmë të Idés,
trojas të pasur që pinë ujë t'Ezepit me rrymë
te thellë, per prijs kishin Pandarin, birin e
ndritur të princ Likaonit, t'cilit Apoli vetë ia fali harkun.

E ata që ishin nga Adrestja e Apesi e nga
Pitia e mali i lartë i Tirjes, kishin për prijës
Adrestin tok me Amfin me pancir liri, dhe
dy trimat ishin bij të Meropit Pergosian, që shokun
në botë s'e kishte për mjeshtri shortare; ai si la
djemtë të binin n'luftë shfaruese,
po ata s'iu bindën pse i thirri exheli,
nga vdekja e kobshme të dy do të vriteshin.

E ata që n'Prakt e në Perkote rronin,
në Sest e Abido dhe n'Arisbë hyjnore,
birin e Irtakut, trimin As prijs kishin,
që nga Arisba e brigjeve t'Silentit n'Trojë e
sollen kuaj zjarmorë e azganë.

Dhe Ipotou tok me Pile kreshnikun,
bijtë e Pellazgut Leto Tautamidit,
në krye shtizorëve pellazgjikë u prinin,
që kishin trojet në Larisë pjellore.

Trekenve u printe Akamanti, e atyre
nga Helesponti u printe trimi Piro.

Prijs i kikonëve kordhëtarë që Eufemi
djali i Trezen Koadit, mik i Zeusit.

Edhe peonëve harkëtarë, që ishin.
Largë nga Amidoni dhe nga lumi i Aksit mé
rrjedhë të gjërë që vadit fushat rrotull,
Pirraku u printe që do e vras Patrokli.

Dhe paflagonëve u printe Pilemeni,
gjoksleshataku ardhur nga Enetia,
ku rodi i mushkave është shumë i egér;
ata banonin me shtépi të bukura
në Kitori buzë lumit të Partenit,
në Kromn, Sezam, Egial rrezë Eritinës.

Odi e Epistrofi u prinin alizonve
nga Aliba e largët më argjend e pasur.

Dhe mizve u prinin Hromi e Henom shortari;
por vdekjes s'vet s'ia bleu
i ziu neshtrashën, atë do e mposhtete
dora e Akil këmbëshpejtit,
në lum ku shumë trojanë do vriste.

Dhe frigjve u prinin Forku dhe Askani
si hy i pashëm, ardhur nga Askania,
lakmues të zjarrtë për tu përleshur n'luftêra.

Mestli e Antifi bij të Talemenit
lindur nê brigjet e liqenit t'Gigës,
u prinë meonëve, që rrezë Timolit rronin.

Malokëve t'Karjës, që n'Milet banonin
n'mal të Ftirëve veshur plotë me pyje
dhe buzë Meandrit e në kep t'Mikalit,
atyre Nasti dhe Amfimaku u prinin,
Nasti e Amfimaku bij me nam t'Nomionit.
Për të luftuar kishte ardhur ky i dyti
me sende t'arta si nuse stolisur.
I ziu, me ato s'do mund ti ikte vdekjes,
por do ta vriste në lumë dora e Akilit,
ku edhe arin ia rrembeu kreshniku.

Liqianve u prinin Sarpedoni e Glauku, trimi
i pamposhtur, që nga Likia e largët
dhe Ksthanti i turrshëm erdhën n'luftë të Trojës.

E, kur ndër togje u rreshtuan dy palët
me prijës n'krye, si tufa zogjsh trojanët me
britma lufte dhe potere u turrën duke
piskatur thekshëm si kurrillat në shtigje t'qiellit,
kur i ikin dimrit me t'egrat shqota, e fluturojnë
drejtë rrymash të Oqeanit, dhe
me vete i sjellin vrasti e vdekje fisit të pigmejve;
qe në mengjes u shpallin luftë të komshme.

1 commentaire:

  1. Ish i dashuri im më la mua dhe vajzën time gjashtë javë më parë pasi kam provuar pothuajse gjithçka për të rivendosur marrëdhënien time, u zhgënjeva. Asgjë nuk po funksiononte për mua. Një javë më vonë ndërsa po shfletoja në Instagramin tim pashë disa dëshmi për DR, agimi që i ndihmonte njerëzit të rindiznin marrëdhënien e tyre dhe të rregullonin shtëpitë e prishura, në fillim isha skeptik, por vendosa ta provoja dhe vendosa kontakt me DR, Dawn për ndihmën e saj, disa ditë duke kontaktuar me të gjithçka ndryshoi automatikisht, trishtimi im u bë Gëzim, buzëqeshja ishte në të gjithë fytyrën time, gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe rezultati ishte i përsosur. Unë e përdor këtë medium për të vlerësuar Dr, Dawn, nëse keni ndonjë vështirësi në marrëdhënien tuaj.
    *Nëse doni të mbeteni me barrë.
    *Nëse doni të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
    Dr Dawn Acuna është personi i vetëm që mund t'ju ndihmojë: dawnacuna314@gmail.com
    WhatsApp: +2348032246310

    RépondreSupprimer